LAJMI I FUNDIT:

Çulev: Falënderoj qytetarët që i respektojnë masat për kufizimin e lëvizjes

Çulev: Falënderoj qytetarët që i respektojnë masat për kufizimin e lëvizjes

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, në Facebook u shprehu falënderim të gjithë qytetarëve të cilët e kanë respektuar ndalesën për lëvizje gjatë orës së vazhduar policore që filloi të premten në orën 16 dhe përfundoi në mëngjesin e sotëm në orën 05.

“U shpreh falënderim atyre qytetarëve që janë të ndërgjegjshëm për sfidën me të cilën po përballemi të gjithë dhe i respektojnë vendimet e Qeverisë për ndalesë të lëvizjes dhe rekomandimet për distancim social”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Facebook.


Sipas statistikës së MPB-së, në 24 orët e fundit (12-13 prill) ndalesën për lëvizje në të gjithë territorin e shtetit nuk e kanë respektuar 172 persona, ndërsa prej tyre janë arrestuar 134 persona. Të tjerëve u janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa përkatëse.

Pjesa më e madhe e tyre janë në rajonin e SPB Shkup dhe janë persona të moshës prej 18 deri në 67 vjet.

Sipas të dhënave statistikore, 253 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim, ndërsa gjatë kontrolleve të kryera nga policia, nuk janë evidentuar persona të cilët nuk i kanë respektuar masat për izolim dhe vetizolim.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori