LAJMI I FUNDIT:

CSKA-Real: Formacionet e mundshme, Mariano nga fillimi

CSKA-Real: Formacionet e mundshme, Mariano nga fillimi
Zëvendësimi Karim Benzema-Mariano në ndeshjen e Real Madridit kundër Sevillas (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Pas fitores ndaj Romës në Madrid me rezultat 3-0 tani Reali ka udhëtuar në Moskë duke shpresuar për një tjetër fitore ndaj CSKA-së.

Rusët janë të pamposhtur në tetë ndeshje në kampionat dhe kupë, por dështuan të fitojnë në ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve ndaj Viktoria Plzenit.


Pas barazimit ndaj Atleticos në La Liga, prioriteti i vetëm i Los Blancos në këtë ndeshje është fitorja.

Në mungesë të Iscos, Marcelos, Gareth Bales dhe Sergio Ramos çdo gjë do të jetë më e vështirë, por Julen Lopetegui ka sërish një skuadër të rrezikshme në dispozicion. Më poshtë keni formacionet e mundshme:

CSKA (4-2-3-1): Akinfeev; Fernandes, Becao, Chernov, Nababkin; Bijol, Akhmetov; Vlasic, Dzagoev, Oblyakov; Chalov.

Real Madridi (4-3-3): Navas; Carvajal, Varane, Vallejo, Nacho; Kroos, Casemiro, Modric; Asensio, Benzema, Mariano.

Në Grupin G është Reali që renditet në vendin e parë me pikë të plota, ndjekur nga CSKA e Plzen me një pikë, kurse Roma e fundit me zero pikë. /Telegrafi/