LAJMI I FUNDIT:

Crnadak: Bosnja nuk e konsideron njohjen e Kosovës

Crnadak: Bosnja nuk e konsideron njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Igor Crnadak ka deklaruar se ky vend nuk po e konsideron mundësinë e njohjes së Kosovës dhe se pozita nuk do të ndryshojë në të ardhmen.

Ai i tha televizionit N1 se kjo duhet të jetë pozita e Bosnjës, pa dhënë shpjegime nëse kjo është “për shkak se Republika Srpska ka një pozitë të tillë”, transmeton Klan Kosova.


Pikërisht për çështjen e njohjes së Kosovës nga ky vend, anëtari Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq ishte kritikuar tej mase nga politikanët në Serbi gjatë nëntorit.

Ai kishte thënë se Bosnja është dashur moti ta njohë Kosovën dhe se shpreson që së shpejti ta ndërmarrë një hap të tillë, transmeton Klan Kosova.