Kim Kardashian e dërgoi djalin e saj të apasionuar pas futbollit Saint në Japoni për të parë një nga heronjtë e tij - Cristiano Ronaldon, vetëm disa ditë pasi ata panë debutimin e Lionel Messit për Inter Miami.

Ronaldo - i cili luan për Al-Nassr në Arabinë Saudite - aktualisht po përgatitet për sezonin e ri dhe skuadra e tij u përball me gjigantët francezë PSG në një ndeshje miqësore të martën në Osaka të Japonisë.


Ylli portugez luajti 65 minutat e para të lojës para se ndeshja të përfundonte me barazimin 0-0.

73497833 12335293 Lionel Messi scored a winner for his US football team Inter Miam a 26 1690293141466

Themeluesja e "SKIMS" u pa e veshur në të bardha për ngjarjen sportive, duke zgjedhur një bluzë të shkurtër dhe pantallona të gjera.

Ajo i mbajti flokët e saj të gjata kafe të tërhequra në një bisht. Sa i përket Saint, ai zgjodhi një fanellë të Neymar.

73589647 12335293 Doting mom Kim Kardashian took her avid soccer fan son Saint to  m 58 1690299395395

Ajo ndau disa fotografi në Instagram gjatë lojës, duke përfshirë një që shkruhej: “Dhe turneu i nënës së futbollit vazhdon... në Japoni. PSG kundër Al Nassr'.

Ylli gjithashtu dokumentoi një moment emocionues që pa Neymar duke bërë me dorë grupit me të cilin ishte, pasi ata tërhoqën vëmendjen e brazilianit në turmë.

73588009 12335293 Kim Kardashian right has been spotted watching Cristiano Ronaldo a 22 1690292011592

Dyshja nënë-bir mori pjesë gjithashtu në ndeshjen e parë të Messit në MLS kur ata luajtën me skuadrën meksikane Cruz Azul të premten në Fort Lauderdale, Florida.

Ndërsa ishte duke ndjekur lojën, ajo u përfshi me yje të tjerë si Victoria dhe David Beckham, si dhe Serena Williams. Kur ishte në ndeshjen e Al-Nassr PSG, ajo u takua gjithashtu me yllin e YouTube, Speed.

73588465 12335293 She shared several photos from the game on her Instagram as she  a 23 1690292011602

Ndërsa fliste për Apple TV, ylli televiziv shpjegoi se djali i saj Saint ishte arsyeja që ajo ishte në ndeshje.

“Gjatë gjithë verës do të shkojmë në lojëra të ndryshme. Kam luajtur futboll për pesë apo gjashtë vjet. Unë isha portierr - dhe qendërsulmuese - nuk isha keq", ka thënë Kim.

73591345 12335293 image m 70 1690300102809

"Mua më pëlqen, kështu që jam e lumtur që edhe djali im e pëlqen atë - dhe që ne mund të vijmë. Ata janë të emocionuar dhe kjo më bën edhe mua kaq të emocionuar", u shpreh ylli.

Më pas Kardashian u pyet nëse Saint ka një lojtar të preferuar, të cilës ajo u përgjigj se ishte numri 10 i Inter Miamit dhe se ai ishte shumë i emocionuar ta shihte atë duke luajtur.

73492511 12335293 image a 64 1690299852844

Kim  vu në siklet kur u pyet nëse preferonte Ronaldon apo Messin, por ajo u tregua e matur dhe u përgjigj duke thënë: “Më pëlqejnë të dy”.

Në javët e fundit, Kardashian u pa gjithashtu duke u shoqëruar me sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland dhe ishte në stadiumin Emirates për ndeshjen e Arsenalit. Ajo dhe Saint ndoqën gjithashtu një lojë të PSG-së në mars.

73591335 12335293 image a 25 1690293008949

Kim pozoi gjithashtu për një foto me yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, në festën e katër korrikut të miliarderit Michael Rubin në Hamptons. /Telegrafi/

73591313 12335293 image a 31 1690293245219