Coventry City siguron rikthimin në Ligën Premier pas 25 vitesh

Coventry City do të rikthehet në Ligën Premier për herë të parë pas 25 vitesh, pasi siguroi promovimin nga Championship me barazimin 1-1 ndaj Blackburn Rovers të premten.
Një nga klubet themeluese të Ligës Premier në sezonin 1992-93, Coventry kaloi nëntë sezone në elitën e futbollit anglez, por nuk ishte rikthyer më që nga rënia në sezonin 2000-01.
Ata tani rikthehen mes më të mirëve pas një sezoni të jashtëzakonshëm në kategorinë e dytë nën drejtimin e trajnerit Frank Lampard.
Ekipit të Lampard i mjaftonte vetëm një pikë nga ndeshja e së premtes në 'Ewood Park' për të siguruar promovimin, por për një moment dukej se kjo do t’u shpëtonte nga duart, pasi Ryoya Morishita kaloi në epërsi Blackburnin.
Megjithatë, Bobby Thomas u ngrit më lart se të gjithë dhe shënoi me kokë pas një goditjeje dënimi në minutën e 84-të.
Goli dhe vërshëllima përfundimtare pak minuta më vonë sollën festë të çmendur për më shumë se 7,000 tifozë të Coventryt, të cilët kishin udhëtuar në Lancashire për të mbështetur skuadrën e tyre.
Momenti më i vështirë për “Sky Blues” erdhi në vitin 2017, kur ranë në kategorinë e katërt, por që nga ajo kohë kanë luftuar për t’u rikthyer.
Congratulations, @Coventry_City!
Welcome back to the Premier League 👏 pic.twitter.com/O6FiQDC973
— Premier League (@premierleague) April 17, 2026
Pas humbjes në finalen e ‘playoff’-it ndaj Luton Toën në vitin 2023, këtë sezon ata dominuan Championshipin nën drejtimin e Lampard dhe siguruan rikthimin në Ligën Premier tri ndeshje para përfundimit të kampionatit.
Megjithatë, titulli ende nuk është i siguruar, pasi vendi i dytë, Ipsëich Toën, ndodhet 11 pikë prapa me edhe pesë ndeshje për t’u zhvilluar./Telegrafi/




















































