LAJMI I FUNDIT:

Coutinho në radarin e Barcelonës dhe PSG-së

Coutinho në radarin e Barcelonës dhe PSG-së

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp mund ta humbasë yllin e skuadrës së tij, Philippe Coutinho gjatë kësaj verë.

Mediat e huaja raportojnë se dy gjigantet evropian, Barcelona dhe PSG kanë hyre seriozisht në garë për ta blerë brazilianin, i cili është lojtari më i rëndësishme tek “Reds”, transmeton KosovaPress.

Barcelona përmes Neymarit do të provoj ta blejë bashkëkombësin e tij, dhe thuhet se Neymar është çelësi për ta parë Coutinhon në fanellën e “Blaugranave”.


Ndryshe, edhe PSG synon që gjatë kësaj verë ta blejë brazilianin, madje, thuhet se kampionët e Francës tashmë kanë bërë gati ofertën në vlerë prej 32 milionë eurosh për Coutinhon, por mësohet se kjo ofertë mund të rritet.