Coronavirusi i ri i gjetur te lakuriqët e natës është rezistues ndaj vaksinave
Te lakuriqët e natës u zbulua një coronavirus i ri, i cili mund të shkaktojë probleme të reja. Ai mund të infektojë qelizat njerëzore dhe tashmë është në gjendje të anashkalojë mbrojtjen imune nga vaksinat kundër COVID
Sipas një raporti në revistën PLoS Pathogens, shkencëtarët e udhëhequr nga Michael Letko, një asistent profesor në Shkollën Paul G. Allen për Shëndetin Global në Universitetin Shtetëror të Washingtonit, kanë gjetur një grup coronavirusi të ngjashëm me SARS-CoV-2, të cilat fillimisht u zbuluan në vitin 2020 te lakuriqët e natës në Rusi.
Në atë kohë, ata nuk mendonin se virusi, i cili u quajt Khosta-2, përbënte një kërcënim për njerëzit. Megjithatë, kur ekipi i Letkos bëri një analizë më të kujdesshme, ata zbuluan se virusi mund të infektojë qelizat njerëzore në laborator, shenja e parë paralajmëruese se mund të bëhet një kërcënim i mundshëm për shëndetin.
Një virus i lidhur gjithashtu i gjetur në lakuriqët rusë, Khosta-1, nuk mund të hynte lehtësisht në qelizat njerëzore, por Khosta-2 mundet. Khosta-2 lidhet me të njëjtën proteinë, ACE2, që SARS-CoV-2 përdor për të hyrë në qelizat njerëzore.
“Receptorët në qelizat njerëzore janë mënyra se si viruset hyjnë në qeliza”, thotë Letko.
“Nëse virusi nuk mund të hyjë nga dera, atëherë nuk mund të hyjë as në qelizë dhe është e vështirë të vendoset ndonjë lloj infeksioni”, shtoi ai. Megjithatë, Khosta-2 nuk duket se e ka këtë problem, pasi duket se infekton lehtësisht qelizat e njeriut.
Akoma më shqetësues është fakti se kur Letko kombinoi serumin e personave që ishin vaksinuar kundër COVID me Khosta-2, antitrupat në serum nuk e neutralizuan virusin. E njëjta gjë ndodhi kur kombinuan virusin Khosta-2 me serumin e njerëzve që ishin shëruar nga infeksioni me variantin omicron.
“Nuk duam të trembim askënd dhe të themi se ky është një virus plotësisht rezistues ndaj vaksinës”, thotë Letko.
“Por fakti shqetësues është se ka viruse që qarkullojnë në natyrë që kanë këto veti – ata mund të lidhen me receptorët njerëzorë dhe nuk neutralizohen nga përgjigjet aktuale ndaj vaksinës”, shtoi ai, raporton Time.
Lajmi i mirë është se studimet e Letkos tregojnë se, ashtu si varianti omikron i SARS-CoV-2, Khosta-2 nuk duket të ketë gjene që do të sugjeronin se mund të shkaktojë sëmundje serioze te njerëzit. Por kjo mund të ndryshojë nëse Khosta-2 fillon të qarkullojë më gjerësisht dhe të përzihet me gjenet nga SARS-CoV-2.
“Një nga gjërat që na shqetëson është se kur coronaviruset e lidhur hyjnë në të njëjtën kafshë dhe në të njëjtat qeliza, ata mund të rikombinohen dhe një virus i ri mund të lindë prej tyre”, thotë Letko.
Gjetjet vijnë pasi një grup pune i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) raporton se një përgjigje e qëndrueshme ndaj pandemisë Covid-19 në formën e testimit, vaksinimit dhe trajtimit po vonohet.
Me imunitetin më të ulët global ndaj virusit aktual SARS-CoV-2, lufta kundër të gjithë patogjenëve të rinj, përfshirë coronaviruset e rinj si Khosta-2, bëhet më e vështirë.
Sipas të dhënave të fundit të mbledhura nga OBSH, një e katërta e njerëzve në mbarë botën nuk e kanë marrë ende dozën e parë të vaksinës kundër COVID. /KP
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj