LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi në Göttingen: Paragjykohen edhe familje nga Kosova për shkak të mundësisë së grumbullimit për festën e Bajramit

Coronavirusi në Göttingen: Paragjykohen edhe familje nga Kosova për shkak të mundësisë së grumbullimit për festën e Bajramit

Göttingeni është prej ditësh një pikë e nxehtë COVID-19 në Gjermani, sepse numri i të infektuarve është duke u rritur. Kjo po shoqërohet edhe me stigmatizimin e të huajve, ndërsa paragjykime ka edhe ndaj familjeve nga Kosova.

Qyteti universitar i Göttingenit arriti brenda një jave numrin e 50 infeksioneve të reja me COVID-19 për 100,000 banorë. Nëse ky nivel kalohet në qytet do të rivendosen përsëri masat e karantinës. Dhe kjo varet kryesisht nga zhvillimet e mëtejshme në bllokun e banimit Iduna, shkruan DW.

Përgjegjësja e shtabit të krizës për qytetin, Petra Broistedt, ka urdhëruar ngritjen e një qendre ambulante testimi në garazhin e bllokut të banimit Iduna, për të shmangur infeksione të mëtejshme gjatë rrugës për në klinika.

Mjekë dhe studentë të mjekësisë testuan gjatë fundjavës mbi 400 banorë që banojnë në këtë kompleks me 407 banesa.

“Aktualisht kemi 60 të infektuar në kompleksin e banimit Iduna”, shpjegon Broistedt, “të gjithë personat e infektuar dhe kontaktet e shkallës së parë do të qëndrojnë në karantinë për dy javë.

“Anëtarja e Këshillit bashkiak të qytetit nuk ka pranuar të shpallë karantinë të plotë për këtë kompleks banimi, siç kanë kërkuar tashmë disa në Göttingen. Ne nuk mund të vendosim një gardh dhe tela me gjemba rreth këtij kompleksi banimi. Ai nuk është burg,” thotë Broistedt.

Kompleksin Iduna e quajnë tani kompleksi Corona

Heiko, i cili jeton prej vitesh në kompleksin Iduna, ndjehet ditët e fundit si i burgosur dhe si kriminel. Si të gjithë banorët e kompleksit, të cilin tani të gjithë e quajnë “Kompleksi Corona”, edhe atë shumë banorë të qytetit e bëjnë përgjegjës për shpërthimin e Coronës dhe për faktin se të gjitha shkollat në Göttingen do të mbyllen edhe për një javë tjetër, thotë ai. “Njerëzit më hedhin vështrime të shtrembëruar në rrugë, apo më shajnë. Disa madje kanë pështyrë pas kurrizit tim.”

Paragjykime ndaj familjeve nga Kosova

Edhe më fort të prekur prej fajësimeve janë një numër familjesh nga Kosova që kanë ardhur në Gjermani në vitet 90 si dhe familje arabe. Prokuroria po heton, sepse Drejtoria e Shëndetit Publik dyshon se shkak për përhapjen e virusit ka qenë një festë e madhe private me rastin e përfundimit të Ramazanit, ku ishin mbledhur shumë vetë si dhe një grup prej 30 meshkujsh që kishin qenë në një Shisha-Bar dhe kishin ngatërruar maskat pasi kishin pirë nargjile.

Partitë e djathta dhe përkrahësit e tyre po e ndezin situatën me postime raciste në rrjetet sociale.

Familjet nga Kosova ankohen për stigmatizim dhe e kundërshtojnë me forcë faktin se kanë organizuar festa të mëdha me rastin e Bajramit. Ato thonë se “zero pacienti” kishte një kombësi tjetër dhe se ato e kishin informuar në mënyrë të përsëritur Drejtorinë e Shëndetit Publik që “zero pacienti” kishte shkelur karantinën, por pa sukses.

Raportim mediatik i njëanshëm

Meinhart Ramaswamy, anëtar i Këshillit bashkiak të qytetit, i cili ka vite që kujdeset për familjet nga Kosova, kritikon faktin se mediat kanë informuar në mënyrë të njëanshme. “Ne kishim një dentist këtu në Gëtingen i cili ishte për ski në Ischgl të Austrisë ku pati shpërthim të Coronës dhe pasi u kthye mjekoi këtu 500 pacientë. Askush nuk shkroi ne media për të”, – thotë Meinhart Ramaswamy. Sipas politikanit vendor “Në një kompleks, ku jetojnë shumë njerëz në hapësira shumë të ngushta është bazë për shpërthime epidemish”. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori