LAJMI I FUNDIT:

Conte i lumtur me kualifikimin tutje të Interit në Ligën e Evropës

Conte i lumtur me kualifikimin tutje të Interit në Ligën e Evropës
Antonio Conte (Foto: FC Inter EN/Twitter)

Antonio Conte ka folur pas fitores së Interit ndaj Ludogoretsit me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16-tës në Ligën e Evropës.

Cristiano Biraghi dhe Romelu Lukaku iu përgjigjën golit të bullgarëve në një Giuseppe Meazza të zbrazët, duke siguruar një fitore 2-1 apo 4-1 në total.


“Unë kisha luajtur tashmë pas dyerve të mbyllura me Italinë kundër Kroacisë. Është sigurisht një atmosferë e çuditshme dhe mund të ndjehet pothuajse si një stërvitje në fillim, e cila është një qëndrim i rrezikshëm, por djemtë e quan lojën në rrugën e duhur”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.

Interi fiton përsëri ndaj Ludogoretsit, kalon në fazën tjetër në Ligën e Evropës
Lexo po ashtu Interi fiton përsëri ndaj Ludogoretsit, kalon në fazën tjetër në Ligën e Evropës

“Ne kaluam tutje, unë pata mundësinë të bëja rotacion, t’u jepja më shumë kohë figurave tjera që kishin nevojë dhe ne marrim vetëm pozitivitet nga kjo fazë”.

“Ne duhet të punojmë në ide dhe të kemi kohë në trajnime. Shtyrja e lojës me Sampdorian javën e kaluar na dha kohë për të provuar diçka të re, e cila mund të përdoret ose në fillimin e një ndeshje ose gjatë 90 minutave”.

Interi kaloi pa vështirësi në fazën tjetër (Foto: FC Inter EN/Twitter)

“Kur ju keni dy sulmues, është pashmangshmërisht më e vështirë puna për mesfushorët. Për ata që luajnë me një sulmues në qendër, dy krahë ose një trekuartista, ka më shumë lojtarë të gatshëm për të ndihmuar në mbrojtje”.

“Ne gjithmonë duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur në varësi të karakteristikave të kundërshtarëve me të cilët kemi kundër”.

Inter 2-1 Ludogorets, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Inter 2-1 Ludogorets, notat e lojtarëve

“Është e drejtë që një ekip si Interi të hyjë në ndonjë garë duke u përpjekur të arrijë rezultatin maksimal. Kanë kaluar nëntë vjet dhe disa muaj që kur Interi fitoi trofeun e fundit, por klubi ka traditën dhe ambicien për të synuar lartë”.

“Ne do të përpiqemi të bëjmë maksimumin, duke e ditur se fitorja nuk vjen nga një moment në tjetrin. Është e lehtë të thuhet, ne do ta fitojmë këtë, atë dhe tjetrën, por ata që kanë fituar, e dinë sa është e vështirë dhe hapat që janë të domosdoshëm për të arritur atë pikë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/