Conte: Krijuam shumë, por ishim të pafat – e përgëzoj Milanin për fitoren

Antonio Conte këmbëngul se Interi ‘luajti mirë dhe kishte shumë shanse’ për të barazuar në Derby della Madonnina, por shtoi se nuk ishin mjaftueshëm klinik.
Nerazzurrët pësuan disfatën e tyre të parë në këtë sezon, pasi u mposhtën 2-1 nga rivalët e mëdhenj lokal të Milanit.
“Mendoj se kemi luajtur shumë mirë, kemi krijuar shumë situata për të shënuar gola, në disa raste ishin të pafat, dhe është zhgënjyese sepse djemtë sigurisht që bënë përpjekje dhe besuan se mund të fitonin”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.
“Ne ishim të shpërqendruar dhe bëmë gabime në dy golat e tyre, ende kishim mundësitë për të barazuar, por Milani fitoi dhe kështu i përgëzojmë ata”.
“Çdo ndeshje duket se krijojmë shumë e shumë mundësi shënimi, kështu që duhet të jemi më gjakftohtë dhe klinikë para portës. Në të njëjtën kohë, nuk mund të ankohem për qëndrimin e tyre, pasi u përpoqëm gjithçka që të paktën të shënonim golin e barazimit”.
“Të dy golat ishin plotësisht të evitueshme, kjo është e sigurt. Në këtë moment, ndiej se ky është roli më i mirë për Kolarov. Ai e bëri atë për Romën, ai e bëri atë për Serbinë dhe në këtë fazë të karrierës së tij, është pozicioni më i zgjuar për të”.
“Ne kemi dy mbrojtës krahu shumë sulmues dhe dy sulmues të pastër, kështu që ekuilibri është thelbësor. E megjithatë disa ende ankohen sepse duan një ‘trequartista’”.
“Kemi luajtur, kemi krijuar shanse, dhe duke konkretizuar më shumë prej tyre do të kishim parë njerëzit të flasin për një Inter mbresëlënës në çdo aspekt. Në vend të kësaj, ne po flasim për një humbje dhe më e keqja për të gjitha një humbje në derbi”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit