LAJMI I FUNDIT:

Conte i frikësohet Gjermanisë

Conte i frikësohet Gjermanisë

Përzgjedhësi i Italisë, Antonio Conte, ka deklaruar se ekipit të tij i duhet diçka më shumë se e jashtëzakonshmja për ndeshjen çerekfinale të Euro 2016 ndaj Gjermanisë.

Italia mposhti 2 me 0 Spanjën për të kaluar në mesin tetë më të mirave dhe faza e ardhshme, në të cilën Italia luan me kampionin e botës, konsiderohet tejet e vështirë nga italiani.


“Do të na duhet diçka super e jashtëzakonshme për atë ndeshje, jo vetëm e jashtëzakonshme. Nga nesër do të mendojmë për Gjermaninë. Siç kam thënë, për mua Gjermania është në një nivel më të lartë se të gjithë”, ka thënë Conte pas takimit, transmeton koha.net.

Italia dhe Gjermania takohen më 2 korrik.