CONMEBOL ka publikuar formacionin më të mirë Copa America që u fitua nga Argjentina.

Argjentina ngriti trofeun pasi mposhti Brazilin 1-0 në finale me golin e Angel Di Maria.

Në portë është zgjedhur portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ndërsa në mbrojtje ka emra si  Mauricio Isla (Kili), Cristiano Romero (Argjentinë), Marquinhos (Brazil) dhe Estupiñan (Ekuador).

Mesfusha ka emra si Rodrigo De Paul (Argjentinë), Casemiro (Brazil), Yoshimar Yotun (Peru).

Sulmi normalisht përbëhet nga lojtari më i mirë i turneut, Lionel Messi.

Aty janë edhe Neymar (Brazil) dhe Luis Diaz (Kolumbi).


Emiliano Martinez (Argjentinë); Mauricio Isla (Kili), Cuti Romero (Argjentinë), Marquinhos (Brazil), Estupiñan (Ekuador), Rodrigo De Paul (Argjentinë), Casemiro (Brazil), Yoshimar Yotun (Peru), Lionel Messi (Argjentinë), Neymar (Brazil) , Luis Diaz (Kolumbi)


/Telegrafi/