LAJMI I FUNDIT:

Coman vendos të largohet nga Bayern Munich, tre klube të mëdha vihen pas tij

Coman vendos të largohet nga Bayern Munich, tre klube të mëdha vihen pas tij

Sulmuesi anësor Kingsley Coman ka vendosur të largohet nga Bayern Munich dhe mënjëherë është lidhur me klube të njohura si Arsenali, Barcelona dhe Manchester City.

L’Equipe shkruan se Coman është në mesin e atyre që fitojnë shumë dhe klubi u ka kërkuar të largohen, ai ka vendosur të mos qëndrojë në klub.

Ai pritet të largohet nga skuadra e Bundesligës përpara mbylljes së afatit kalimtar më 30 gusht.


Coman ka qenë në Bayern Munich për shtatë vjet, por ditët e tij në klub duket se janë të numëruara edhe pse ai ka fituar shumë trofe me klubin.

Mediat shkruajnë se dy skuadrat e mëdha të Ligës Premier janë të interesuara për rekrutimin e 28-vjeçarit, me Man Cityn dhe Arsenalin që e duan. Barcelona dhe Al-Ahli po ashtu po e ndjekin situatën nga afër.

Coman ka ende tre vjet në kontratën e tij me Bayern Munich, kështu që ai nuk ka gjasa të largohet për një çmim të ulët.

Një huazim mund të jetë i mundshëm, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më pas për ish-lojtarin e Juventusit – i cili ka bërë 296 paraqitje dhe ka shënuar 64 gola për Bayernin deri më sot. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ndërkombëtare
Kalo në kategori