LAJMI I FUNDIT:

Coman kërkohet nga top klubet evropiane, Bayerni i vendos çmimin e largimit

Coman kërkohet nga top klubet evropiane, Bayerni i vendos çmimin e largimit

Kingsley Coman mund të largohet nga Bayern Munich pas gjashtë sezoneve të kaluara në ‘Allianz Arena’.

Sulmuesi francez iu bashkua kampionëve në fuqi të Gjermanisë në verën e vitit 2015 nga Juventusi për një shumë rreth 28 milionë euro.

24-vjeçari ka qenë një titullar i rregullt te Bayern, por me ardhjen e Leroy Sanes pozita e tij nuk është e garantuar.


Francezi dëshiron një aventurë të re dhe ka kërkuar largimin nga klubi gjatë afatit kalimtar veror.

Katër top skuadrat angleze, Manchester City, Chelsea, Mancheseter United dhe Arsenal janë vënë në kërkim të tij.

Interesim për sulmuesin këmbëshpejtë kanë shfaqur edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain që duan ta rikthejnë në Parc de Princes.

Bayerni nga ana tjetër janë të gatshëm ta lënë të lirë yllin e tyre të largohet dhe tanimë i kanë vendosur çmimin e largimit.

Bavarezët duan 70 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin francez.

Coman këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Kalo në kategori