LAJMI I FUNDIT:

Çollaku: Korriku mund të jetë muaji “pa viza” për kosovarët

Çollaku: Korriku mund të jetë muaji “pa viza” për kosovarët

Pas rekomandimit të Komisionit Europian që qytetarëve të Kosovës t’iu hiqen vizat që nevojiten për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian që janë në zonën e Shengenit, korriku mund të jetë muaji kur edhe përfundimisht mund të hiqen vizat.

Këtë e ka thënë Ministri Bekim Çollaku në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku tha se ka disa procedura të tjera që duhet ndjekur pas lajmit të mirë që mori Kosova sot.


“Bëhet fjalë për një vendimmarrje që kalon në dy institucione, në Parlament dhe Këshill të Bashkimit Europian. Por këshilli nuk do ta trajtojë këtë gjë pa u trajtuar në parlament fillimisht. Se sa kohë do që të bëhet kjo gjë, ne nuk mund të përcaktojmë. Varet nga propozimi, ndryshimet eventuale. Nëse shikojmë praktikat ato janë të ndryshme, në rast të Shqipërisë e Bosnjës, kjo periudhë ka zgjatur 6 muaj, në rastin e Serbisë e Malit të Zi ka zgjatur 4 muaj. Ndoshta në rastin tonë kjo periudhë do të jetë më e shkurtër. Korriku mund të jetë një afat real nëse do të ketë dinamikë, por mund të jetë edhe në vjeshtën e hershme të këtij viti”, ka thënë Çollaku.

Ai tha se rekomandimi i Komisionit të Bashkimit Europian, që qytetrëve të Kosovës t’iu mundësohet udhëtimi pa viza në zonën e Shëngenit ku bëjnë pjesë shumica e vendeve të BE-së, nuk ka qenë i befasishëm për Ministrinë e Integrimit europian.

Sipas Çollakut, kjo ishte rrugë e gjatë e filluar kohë më parë dhe se ai ishte fatlumi që të jetë në krye të ministrisë kur kjo nismë edhe u finalizua.

“Është ditë historike. Sigurisht që është ngjarje historike. Prandaj ngjarja e sotme ka një karakter të tillë shumë domethënës”, ka thënë Çollaku, “nuk ka qenë befasi për ne, janë gëzuar të gjithë qytetarët e Kosovës, e po i uroj të gjithë. Absolutisht, periudha e përmbushjes së kritereve ka qenë periudhë e gjatë e shpesh jemi pyetur se pse Kosovës iu deshën 4 vjet për lajme të tilla. Por ky emocion që e kemi pasur sot, e ka gjenezën në gjithë këtë rrugëtim, nuk jam i vetmi por kam pasur fatin të jem në finalen e kësaj rruge”, ka thënë ai.

Ministri Çollaku ka thënë se në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian, nuk do të haset në mos-aprovimin e tyre që Kosovës t’i liberalizohen vizat, në mënyrë që qytetarët të mund të lëvizin lirshëm në zonën e Shengenit.

“Nuk ka asnjë lloj rezistence tek shtetet anëtare, shtetet e kanë pritur këtë rekomandim nga Komisioni Europian. Duke e ditur disponimin tek shtetet anëtare nga kontaktet e drejtpërdrejta, nuk pres që të ketë telashe”, ka thënë ai.

Çollaku thotë se vendimi i KE-së që të jepet rekomandimi për liberalizim vizash, është provë se BE-ja nuk po tregohet e padrejtë me Kosovën.

“Kemi pasur përshtypjet sikur po neglizhohemi, por vendimi i sotshëm e dëshmon që BE e trajton Kosovën barabartë, e kjo është një e arritur konkrete. Qytetarët e kanë pasur pothuajse të pamundur të realizojnë qëllime shumë të thjeshta për shkak të regjimit të vizave”.

“Në listën e kritereve, ne mund të gjejmë dhjetëra të tilla që mund të duken të padrejta, por nuk mund t’i diskutojmë, pasi që ne kemi kërkuar që thënë lëvizim pa viza, e ato kushte kanë qenë ato dhe nuk kemi mundur të negociojmë, është e vërtetë që Malit të Zi nuk iu është kërkuar caktimi i kufirit, kurse neve jo”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori