Fillon cikli i pestë i Programit për Mbështetjen e Rinisë Coca-Cola! Tema qendrore e programit të këtij viti do të jetë: Formimi i së ardhmes.

Një nga programet më të mëdha të trajnimit informal për të rinjtë në Kosovoë, Coca-Cola Youth Empowered, do të organizohet këtë vit, për të pestën herë radhazi. Kompania Coca-Cola HBC Kosova ka përgatitur sezonin më të pasur të këtij programi për nga përmbajtja, përmes të cilit të rinjtë do të fitojnë njohuri të reja si në ligjërata dhe evente live, ashtu edhe në formate online, e përmes sesioneve individuale të mentorimit.

Programi Coca-Cola Youth Empowered rikthehet këtë vit me 25 Maj me trajnimet e para hibride të cilat pjesëmarrësit do të kenë mundësi t’i ndjekin online si dhe me prani fizike pranë hapësirave të ICK-së e cila njëkohësisht është partneri kryesor i Coca-Cola HBC në projektin Youth Empowered. Në kuadër të programit, me datë 5 Maj është mbajtur edhe moduli i parë orientues, përmes së cilit të pjesëmarrësit janë njoftuar për së afërmi me ligjëruesit e programit e gjithashtu me kurrikulën përmbajtëse për këtë vit të cilat përfshijnë trajnime në aftësi të buta, biznesore, e digjitale.

“Jam jashtëzakonisht entuziaste për Youth Empowered këtë vit, gjatë vizitave studentore në Universitet e Kosovës kemi vënë re se të rinjtë tanë jo vetëm se janë të talentuar, por gjithashtu edhe më të vetëdijshëm se kurrë për dëshirën e përbashkët, atë të kanalizimit për ndryshim. Duke qenë të hapur në synimet e tona për të ndërtuar besim në mes të institucioneve arsimore dhe Coca-Cola HBC Kosova për ndikim pozitiv në përmirësimin e tregut të punës –  synim i cili është njëkohësisht edhe ndër objektivat kyçe të programit, ne kemi arritur të certifikojmë mbi 1600 të rinjë Kosovar që nga viti 2018 kur programi ka filluar, dhe ky është vetëm fillimi i këtij rrugëtimi” – është shprehur Frosina Islami – menaxhere për komunikimet korporative pranë Coca-Cola HBC Kosova.

Rikujtojmë se programi ka për qëllim aftësimin dhe e të rinjëve nga mosha 18-30 vjeçare, të cilët dëshirojnë të dëshirojnë të pozicionohen më mirë në tregun e punës apo thjeshtë të fillojnë biznesin e tyre. Përmbajtja e programit është falas, gjë e cila përfaqëson kontributin e Coca-Cola HBC Kosova për zhvillimin e komunitetit.

Për t’u bërë pjesë e këtij programi mjafton të regjistroheni në këtë link: www.coca-colaperkrahrinine.com pas përfundimit të trajnimit tre ditorë, pjesëmarrësit do të certifikohen nga Coca-Cola HBC për pjesëmarrje në program, e cila më tutje mund të shërbejë edhe si referencë.