LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës vazhdon të bie

Çmimi i naftës vazhdon të bie

Gjatë ditës së sotme çmimet e naftës kanë vijuar të bien, pas një rritje prej 13 për qind që nga dhjetori i vitit të kaluar, mirëpo pavarësisht rënies tregu vazhdon të mbështetet nga kërkesa e lartë dhe ulja e prodhimit.

Në bursën e Londrës, nafta Brent po tregtohet me 69 dollarë për fuçi, ndërsa në bursat amerikane vlera e një fuçie të kësaj nafte tregtohet me 63.6 dollarë, shkruan Telegrafi.

Sipas analistëve, tregu i naftës vazhdon të përmirësohet dhe sërish do t’i rikthehet fitimeve. Ky nivel i çmimeve është si rezultat i tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Irak dhe Katar.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe Rusia po i përmbahen marrëveshjes, e cila do të jetë në fuqi deri në fund të këtij viti, për të ulur prodhimin naftës me 1.8 milionë fuçi në ditë me qëllim ta balancimit të raportit kërkesë-ofertë. /Telegrafi/