LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës në Kosovë pritet të stabilizohet nga marsi

Çmimi i naftës në Kosovë pritet të stabilizohet nga marsi

Po raportohet se çmimet e naftës në botë kanë rënë si para luftës në Ukrainë, ndërsa një gjë e tillë në Kosovë nuk është vënë re.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani për RTV 21 ka bërë të ditur se çmimet dhe tregu i derivateve pritet të stabilizohet nga muaji mars.

“Çmimet dhe tregu pritet të stabilizohet nga muaji mars sipas informatave nga organizata prodhuese OPEC”, ka thënë Berjani.

Në fillim të vitit 2023 çmimi i diselit për litër është 1.43 centë, ndërsa i benzinës 1.30 centë.

Çmimet dhe kërkesa për naftë janë rritur në tregjet ndërkombëtare pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.