Në kulmin e sezonit të prodhimit, kilogrami i domates në tregjet me pakicë kushton deri në 170 lekë (rreth 1.6 euro). Sipas tregtarëve, konsumatorët po përballen me këtë çmim të lartë në këtë periudhë për dy arsye: dëmtimi i prodhimit të sivjetshëm prej kushteve të motit dhe eksporti i produktit jashtë.
Fermerët thonë në interesi i tyre është që domaten ta nxjerrin në eksport sepse pikat e grumbullimit në Shqipëri e blejnë kilogramin me një çmim shumë të ulët që varion nga 40 deri në 60 lekë (35-55 cent).
“Aktualisht unë kam vetëm eksport, të gjithë prodhimin e eksportoj. Dhe po e shes me 80 lekë kg e domates. Çmimi më i lartë këtë sezon ka qenë deri në 120 lekë (1.15 euro). Edhe sezonin e dytë e kam ë gjithë prodhimin të kontraktuar për në Itali. Kemi eksportuar edhe në Serbi, Kosovë. Interesi jonë është për eksport sepse shitet diçka më shtrenjtë sesa në tregun vendas”, deklaroi fermeri Mariglen Ziu.domate
Ekspertë të fushës vlerësojnë se me këtë trend, në mesin e sezonit turistik çmimi i domates mund të kapë edhe 200 lekë/kg (1.85 euro) për shkak të kërkesës së shtuar dhe ofertës së paktë.
“Ndryshimet klimatike kanë sjellë një situatë paqëndrueshmërie edhe në tregje për produktet, kjo do të ndikojë edhe në kulturën e domates, bujqësia dhe tregu do të përballet me mungesë të kësaj kulture sepse kemi një dëmtim afërsisht 40% të domates në fushë, kërkesa do të jetë e madhe dhe ne nuk do të mbulojmë dot kërkesën. Përpara zgjedhjeve, çmimi i domates arriti në vlerën 50 lekë kg (40 cent), ndërsa sot jemi në 130 lekë kg (1.2 euro). Çmimi i domates në fillim të korrikut, fillim i gushtit, ku kemi edhe fluks turistësh, mund të arrijë në 200 lekë kg (1.85 euro). Është e njëjta situatë si në Spanjë me ullirin dhe në Itali me kultura të tjera”, deklaroi eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku.
Për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike dhe me qëllim që prodhimet bujqësore të mos rrezikohen, ekspertët këshillojnë fermerët të investojnë në sera diellore, që të kenë mundësi të prodhojnë gjithë vitin./Vizion+
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City