Rritjet e çmimeve në SHBA u rriten me më shumë se sa pritej muajin e kaluar, duke e shtyrë inflacionin vjetor në 7.5% – norma më e lartë që nga viti 1982.
Kështu, rritja e çmimeve po godet financat e familjeve pasi pagat nuk arrijnë të mbajnë ritmin, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Dhe Uashingtoni është nën presion për të adresuar çështjen, me bankën qendrore të SHBA që pritet të rrisë normat e interesit.
Në SHBA, shpenzimet konsumatore qëndruan të mira për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, pavarësisht rritjes së shpejtë të çmimeve, të cilat analistët thonë se janë shkaktuar nga një përzierje e kërkesës së fuqishme, shpenzimeve qeveritare, pengesave të zinxhirit të furnizimit dhe rritjes së pagave pas mungesës së fuqisë punëtore.
Amazon, Netflix dhe Procter & Gamble janë ndër firmat e shumta që kanë njoftuar rritje të çmimeve muajt e fundit, duke përmendur kostot më të larta. Ata kanë thënë se presin që shumica e familjeve të absorbojnë rritjet.
Por çështja është gjithnjë e më shumë një çështje kyçe për votuesit, duke dëmtuar popullaritetin e presidentit Joe Biden pavarësisht rritjes së fortë ekonomike vitin e kaluar.
Në bazë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0.6% në janar, tha Departamenti i Punës i SHBA.
Indeksi i qirasë u rrit me 0.4%, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 1%, nxitur nga rritja e kostos së produkteve të bukës dhe drithërave.
Detra Thomas, një asistente 60-vjeçare e burimeve njerëzore që jeton në Nju Jork, thotë se kohët e fundit ajo ndaloi blerjet në supermarket, duke zgjedhur të porosiste me shumicë në internet ose të vizitonte shitësit ambulantë me shpresën për të gjetur çmime më të ulëta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Nuk është e rastësishme që keni parë më shumë makina Volvo në trafik
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës