LAJMI I FUNDIT:

Çka thuhet në aktakuzën ndaj zëdhënësit të LVV-së dhe asamblistit të kësaj partie lidhur me rastin Pantiq

Çka thuhet në aktakuzën ndaj zëdhënësit të LVV-së dhe asamblistit të kësaj partie lidhur me rastin Pantiq

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 8 nëntor 2023 ka ngritur aktakuzë ndaj Arlind Manxhukes, Egzon Azemit, Qerim Elshanit dhe Edi Zenelaj, të cilët ngarkohen se kanë kryer veprën penale “kanosja”dhe “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës, Manxhuka dhe Azemi ngarkohen për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ndërkaq Elshani dhe Zenalaj akuzohen për “kanosje”.  Të njëjti po akuzohen se me dashje kanë kanosur të dëmtuarit, gjykatësin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special Mentor Bajraktari dhe prokurorin special Afrim Shefkiu.


Aktakuzë ndaj zëdhënësit të LVV-së dhe asamblistit të kësaj partie lidhur me rastin Pantiq  
Lexo po ashtu Aktakuzë ndaj zëdhënësit të LVV-së dhe asamblistit të kësaj partie lidhur me rastin Pantiq  

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit Manxhuka dhe Azemi më 28 dhjetor 2022 duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mosdurim ndaj të dëmtuarve Bajraktari dhe Shefkiu, të cilët në cilësi të personave zyrtarë më 28 dhjetor 2022 kishin marrë vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit Dejan Pantiq.

Kronologjia e ngjarjeve në lidhje me arrestimin dhe lirimin e ish-policit Dejan Pantiq, për rastin të cilit u ngrit aktakuzë ndaj dy zyrtarë të LVV-së
Lexo po ashtu Kronologjia e ngjarjeve në lidhje me arrestimin dhe lirimin e ish-policit Dejan Pantiq, për rastin të cilit u ngrit aktakuzë ndaj dy zyrtarë të LVV-së

“Ashtu që i pandehuri Arlind ka shpërndarë postimin me fjalët: “Ky aktgjykim është akttradhëti”, pastaj kanë vazhduar me postime tjera nxitëse “Për kë punon kjo Gjykatë!?, e të ngjashme, ndërsa i pandehuri Egzon ka postuar shkrimin me fjalët: “Pas atentatit që kreu në Paris, ndaj Esat Pash Toptanit, ndër të tjera, Avniu tha”, ku këtij shkrimi i dyshuari i ka bashkangjitur një fotografi me përshkrimin: “Tradhtarët plumbin e kanë hak””, thuhet në aktakuzën e siguruar nga Betimi për Drejtësi.

Tutje, sipas aktit akuzues, me këto veprime të njëjtit kanë ndërmarrë veprime të rrezikshme, nxitëse e linçuese me tendenca për të ndikuar apo penguar ushtrimin e funksionit të të dëmtuarve e cila ka mund të prishë rendin publik dhe të dëmtojë imazhin dhe integritetin e tyre personal.

Me këtë, secili veç e veç, ngarkohen për veprën penale: “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KRPK-së.

Ndërkaq, sipas aktakuzës të pandehurit Elshani dhe Zenelaj, menjëherë pas postimeve të të pandehurve të lartcekur në mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e parë, të nxitur nga të njëjtit, të pandehurit me dashje kanë kanosur të dëmtuarit Afrim Shefkiu dhe Mentor Bajraktari.

“Ashtu që i pandehuri Qerim ka komentuar në postimin e të pandehurit Egzon Azemi me fjalët: “Atij jo plumin po bumen n’goj po u dashke me ja lshu që mos mi jet as copëza me hy n’dhe në tokën tonë!”, ndërsa i pandehurti Zenalaj kishte ndërmarrë aksion duke vendosur grafite në mure me mbishkrimin “Shtyll e Turpit Gjyqtari Mentor Bajraktari dhe Prokurori Afrim Shefkiu”, me ç’rast tek të dëmtuarit kanë shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë”, thuhet në aktakuzë.

Me këtë secili veç e veç po akuzohen se kanë kryer veprën penale të kanosjes nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori