LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj zëdhënësit të LVV-së dhe asamblistit të kësaj partie lidhur me rastin Pantiq  

Aktakuzë ndaj zëdhënësit të LVV-së dhe asamblistit të kësaj partie lidhur me rastin Pantiq  

Prokuroria Speciale e Kosovës sot bëri të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave.

Në mesin e personave që është ngritur aktakuzë është zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka dhe asamblisti i kësaj partie, Egzon Azemi, si dhe dy personave tjerë me inicialet Q.E dhe E.Z.


Manxhuka dhe Azemi sipas Prokurorisë, akuzohen për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ky rast lidhet me deklarimet e tyre për lirimin e ish policit serb Dejan Pantiq, i cili dyshohej për “terrorizëm në bashkëkryerje”.

Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e LVV-së, Arlind Manxhuka për të konfirmuar nëse është njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj tij, dhe i njëjti ka thënë se “nuk jam njoftuar zyrtarisht për këtë”.

Prokuroria Speciale fton për intervistim dy zyrtarë të LVV-së, ata e quajnë institucion të kapur
Lexo po ashtu Prokuroria Speciale fton për intervistim dy zyrtarë të LVV-së, ata e quajnë institucion të kapur

Edhe asamblisti i kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Egzon Azemi i ka thënë Telegrafit se ende nuk është njoftuar zyrtarisht  për ngritjen e aktakuzës.

Ai ka shtuar se për një akuzë të tillë janë intervistuar nga Prokuroria muaj më parë.

“Fatkeqësisht, postimi i një thënie të Avni Rrustemit po merret si kërcënim nga prokurorët që lirojnë terrorist si Pantiqi që janë shok të terroristit Radoiçiq e shërbëtor të interesave anti shqiptar të shtetit serb”, ka thënë Azemi.

Ndërsa, kundër të pandehurve Q.E dhe E.Z , është ngritur aktakuzë për veprën penale “Kanosja”.

Prokuroria ka bërë të ditur se të pandehurit Arlind Manxhuka dhe Egzon Azemi duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mos durim ndaj të dëmtuarve, prokurorit A.Sh dhe gjyqtarit M.B, lidhur me një vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit Dejan Pantiq.

Manxhuka dhe Azemi në gusht të këtij viti ishin intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratat e tyre për rastin e Pantiqit.

Vetëvendosje e quan akt tradhtie zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak për Pantiqin
Lexo po ashtu Vetëvendosje e quan akt tradhtie zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak për Pantiqin

Manxhuka përmes një postimi në Facebook kishte akuzuar Prokurorinë Speciale se “po i përndjekë qytetarët me prefixin VV”.

“Rreth 250 denoncime të shkeljeve e proceseve korruptive janë bërë nga ana e ministrive përgjatë kësaj kohe të qeverisjes. Veprimet e prokurorisë jo që ishin të mangëta, por shpeshherë rrëzuan raste me situatë të qartë”, kishte shkruar zëdhënësi i VV-së muaj më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori