LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje e quan akt tradhtie zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak për Pantiqin

Vetëvendosje e quan akt tradhtie zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak për Pantiqin

Ish- policit serb, Dejan Pantiq me kërkesë të Prokurorisë Speciale me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i është ndryshuar masa e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Një vendim i tillë ka nxitur reagimin e partisë e cila është në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.


Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka e ka konsideruar akt tradhtie ndryshimin e masës së paraburgimit ndaj Pantiqit.

“Ky aktlirim është akttradhëti”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Edhe deputeti i kësaj partie, Dimal Basha ka reaguar duke thënë se ka mbetur pa fjalë nga ky vendim.

“Dejan Pantiqi akuzohet për vepër terroriste, kurse gjyqtari Mentor Bajraktari ia zëvendëson masën e paraburgimit me arrest shtëpiak. A m’tregon kush se si një gjyqtar normal arrinë me vlerësu se terroristi qenka më sigurt n’shpi se n’burg? Po me pas qenë n’Serbi i kish shqiptu masë ma t’randë se ky n’Kosovë. Nuk ka vetting që ta hjek tutën, po as që ta shton dozën e patriotizmit! Pa fjalë!!!”, ka shkruar Basha në Facebook.

Edhe deputeti Haki Abazi, ka thënë se një vendim i tillë është dështim i gjithë zingjirit institucional.

“Ka rëndësi veprimi jo deklarimi dhe frazat.  Reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet. Lëshimi i Pantiq në arrest shtëpiak është dështim i gjithë zingjirit institucional. Nuk bëhet shteti me njerëz që kanë privatizuar e kanë kriminalizuar sektorët vital në të kaluarën.  Ne kemi marrë besimin për ndryshim dhe jo tolerim të avazit të vjetër.  Sa bëni luftë e linçim të atyre që nuk mendojnë njëjtë dhe angazhoni luftë speciale kundër atyre që nuk mendojnë sikur Mihaili  do të duhej të sqaroni pse keni adaptuar metodat e njëjta sikur këta që ishin në qeverisje të vendit deri para dy viteve”, ka shkruar Abazi.

Për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Pantiqit është shprehur i habitur edhe vetë kryeministri Albin Kurti.

Kurti ka theksuar se është kureshtar ta marrë vesh se cili është ai prokuror që e ka bërë kërkesën për lirim dhe ai gjykatës paraprak që e ka marrë këtë vendim.

Pantiq ishte arrestuar nën dyshimin për sulme ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori