LAJMI I FUNDIT:

Çka mund të ndiqni sonte në episodin jubilar të “7 Ditë me Panxhën”?

Çka mund të ndiqni sonte në episodin jubilar të “7 Ditë me Panxhën”?

Këtë javë episodi i 30-të i “7 Ditë me Panxhën” i kushtohet inovacionit si dhe ndikimit që ai ka në zhvillimin ekonomik të vendit tonë, dhe jo vetëm.

Mbrëmja e së premtes fillon me një përmbledhje të disa statistikave sa i përket top vendeve dhe kompanive më inovative në botë, natyrisht edhe me disa shpjegime të shkurtra për inovacionin.

E një kompani inovative kosovare është KodeLabs, e cila është shndërruar në një konkurrent të fortë në tregun global, për të cilën sonte në “7 Ditë me Panxhën” do të transmetohet një storie.

Ndërsa për të kuptuar më shumë për ndikimin e teknologjisë në inovacion dhe konkurrueshmëri, është bashkëbiseduar me Edmond Hajrizin, drejtor ekzekutiv në Kolegjin UBT.

Pjesa e fundit e emisionit shkon për një storie të përgatitur në lidhje me Forumin e Sektorit të Ushqimit, forum ky që është organizuar nga USAID Kosovo Compete.

Andaj, sonte prej orës 20:45 ju ftojmë ta ndiqni episodin jubilar në Klan Kosova dhe në Youtube.