LAJMI I FUNDIT:

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Emisioni “7 Ditë me Panxhën”, këtë mbrëmje do të trajtojë një temë mjaft interesante për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Në pjesë e parë do të flitet për Prishtinën e festivaleve. Në një studio, për këtë temë, është zhvilluar intervista me Kryetarin e Kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama, ku ndër të tjera do të flitet edhe për Prishtinën e përjetimeve, dhe “Sunny Hill”.

Pjesa e dytë e emisionit i kushtohet investimeve në Kosovë, përkatësisht, kulturën refuzuese ndaj investimeve të reja. Lidhur me këtë temë, në studio janë të ftuar, Astrit Rexhaj, drejtor ekzekutiv në KIMERK, dhe Islam Fejza, ekspert i mjedisit.

Nuk mungojnë as lajmet për ekonomi, prandaj sonte prej orës 20:45, ju ftojmë ta ndiqni emisionin “7 Ditë me Panxhën”, në Klan Kosova dhe në Youtube.