LAJMI I FUNDIT:

Çka është shtypja e lartë e gjakut dhe si trajtohet?!

Çka është shtypja e lartë e gjakut dhe si trajtohet?!

Shtypja e lartë e gjakut – ndryshe njohur si hipertensioni – mund të shpijë në probleme serioze nëse nuk trajtohet.

Nëse shtypja juaj e gjakut është shumë e lartë, ajo shkakton më shumë tendosje në enët e gjakut dhe organet vitale, transmeton Telegrafi.


Shtypja e lartë e gjakut e rritë rrezikun e sulmeve të zemrës, të trurit dhe demencës vaskulare.

Hipertensioni rrallëherë ka ndonjë simptomë, megjithatë ka disa shenja të cilat tregojnë se mund të jeni të rrezikuar nga hipertensioni dhe se duhet të kontrolloheni.

Një nga aspektet më të rrezikshme të hipertensionit është të mos e dini se e keni këtë sëmundje. Në fakt, një përqindje e madhe e njerëzve nuk e dinë se e kanë këtë sëmundje.

Mënyra më e mirë për të kuptuar nëse keni shtypje të lartë të gjakut është duke u kontrolluar rregullisht. Por nëse shtypja juaj e gjakut është shumë e lartë, atëherë ka disa simptoma nga të cilat duhet të keni kujdes.

Dhimbjet e shpeshta të kokës, lidhja dhe konfuziteti mund të jenë shenja të hipertensionit, thonë ekspertët shëndetësorë.

Simptoma tjera të hipertensionit përfshijnë problemet me shikimin, dhimbjet në gjoks dhe problemet me frymëmarrje.

Gjaku në urinë, rrahjet e parregullta të zemrës, rrahjet në gjoks, qafë apo vesh, gjithashtu mund të jenë shenja të kësaj sëmundje.

Shtypja ideale e gjakut konsiderohet të jetë diku mes 90/60mmHg, dhe 120/80mmHg.

Në momentin që arrin mbi 140/90mmHg ajo konsiderohet shtypje e lartë e gjakut.

Shtypja e gjakut mund të zvogëlohet duke e zvogëluar sasinë e kripës që e konsumoni, duke bërë ushtrime të rregullta fizike, duke humbur peshë – nëse jeni mbipeshë – dhe duke mos e tepruar me kafe!

Prandaj, nëse keni ndonjërën nga këto simptoma, urgjentisht shkoni te doktori! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori