Leukemia shpeshherë mendohet si sëmundje e fëmijëve, por faktikisht prek më shumë të rritur, ndërsa është më e zakonshme te meshkujt sesa te femrat.
Faktikisht nuk ka asgjë që mund të bëni për të parandaluar leukeminë. Është kanceri i qelizave të gjakut, i cili shkaktohet nga rritja e numrit të qelizave të bardha të gjakut në trup, transmeton Telegrafi.
Si shkaktohet?
Gjaku ka tri lloje të qelizave: qelizat e bardha të gjakut të cilat i luftojnë infeksionet, qelizat e kuqe të gjakut që e shpërndajnë oksigjenin dhe trombocitet të cilat e parandalojnë gjakun të trashet.
Çdo ditë prodhohen miliarda qeliza të reja të gjakut – shumica prej të cilave janë qeliza të kuqe të gjakut. Por kur keni leukemi, trupi juaj prodhon më shumë qeliza të bardha të gjakut sesa që nevojitet.
Ka dy lloje kryesore të qelizave të bardha të gjakut: qelizat lipoide dhe qelizat mieloide. Leukemia mund të shkaktohet në secilin lloj të këtyre dyjave.
Këto qeliza të leukemisë nuk mund ta luftojnë infeksionin në mënyrën normale që e luftojnë qelizat e bardha të gjakut. Dhe për shkak se ka shumë nga to, ato fillojnë të ndikojnë në mënyrën se si ndikojnë shumica e organeve kryesore të trupit. Eventualisht, nuk do të ketë më mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për t’ju furnizuar me oksigjen, nuk do të ketë mjaftueshëm trombocite, apo mjaftueshëm qeliza normale të bardha të gjakut që i luftojnë infeksionet, transmeton Telegrafi.
Përveç infeksioneve, ky fenomen mund të shkaktojë probleme si anemia, prerjet dhe gjakderdhja.
Llojet e leukemisë
Leukemia ndahet në dy mënyra:
a) Duke u bazuar në sa shpejt zhvillohet dhe keqësohet
b) Duke u bazuar në cilin lloj të qelizave të gjakut është e përfshirë (pra zakonisht në lipoide apo mieloide).
Këto lloje pastaj ndahen në dy kategori: akute apo kronike.
1. Leukemia akute shkaktohet kur shumica e qelizave anormale të gjakut qëndrojnë të papjekura dhe nuk mund të kryejnë funksione normale. Pra keqësohet shumë shpejt.
2. Leukemia kronike ndodhë kur ka disa qeliza të papjekura, por tjerat janë normale dhe mund të funksionojnë normalisht. Kjo do të thotë se gjendja keqësohet, por më ngadalë.
Shkaktarët e leukemisë
Askush nuk e din sa saktësisht çka e shkakton leukeminë. Njerëzit të cilët diagnostikohen me leukemi kanë disa kromozome anormale, por kromozomet nuk janë shkaktarë të leukemisë.
Përderisa leukemia nuk mund të parandalohet, mund të jetë e mundshme se disa gjëra në ambientin tuaj mund ta shkaktojnë zhvillimin e saj. P.sh., nëse jeni duhanpirës, ju jeni më të prirë për disa lloje të leukemisë sesa ata që nuk janë duhanpirës. Leukemia gjithashtu është e ndërlidhur me sasi të larta të ekspozimit të rrezatimeve, dhe disa kimikaleve të caktuara.
Disa lloje të kimioterapisë dhe terapisë me rrezatime të cilat shfrytëzohen për të trajtuar llojet e ndryshme të kancerit, faktikisht mund ta shkaktojnë leukeminë.
Mundësitë për ta zhvilluar leukeminë varen nga llojet e ilaçeve të kimioterapisë që përdoren.
Historia e shëndetit familjar është gjithashtu faktor rreziku për leukemi. P.sh., nëse një binjak identik diagnostikohet me një lloj të caktuar të leukemisë, mundësitë janë 20 për qind që edhe binjaku tjetër të diagnostikohet brenda një viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Një procedurë e rrezikshme kozmetike po merr gjithnjë e më shumë 'viktima'

Pesë ushqimet që ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut

Studimet tregojnë ditën kur ndodhin më shpesh sulmet fatale në zemër

Infeksionet urinare te fëmijët

Çfarë është fara Chia dhe pse duhet konsumuar
Sa gjatë qëndrojnë drogat në trup

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?