LAJMI I FUNDIT:

CIVIL: Dhuna mbi gazetarët nuk duhet të tolerohet

CIVIL: Dhuna mbi gazetarët nuk duhet të tolerohet

Maqedonia sot do ta shënojë Ditën ndërkombëtare për ndalimin e mosndëshkimit të dhunës mbi gazetarët. Në pesë vitet e fundit në Maqedoni, vetëm një sulm ndaj gazetarëve është dënuar me gjashtë vite burg, ndërsa për 53 tjera nuk ka pasur epilog.

Dënimi me gjashtë muaj burg për Matija Kanikovin, i cili në protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”, e sulmoi ekipin gazetar të A1On, është dënimi i parë me të cilin sulmuesi i gazetarit në Maqedoni është i dënuar me dënim me burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga Qendra për Liri – CIVIL përmes një kumtese për media thonë se sistemi nuk guxon të tolerojë dhunë mbi gazetarët. Sipas tyre, dënimi i ndaj dhunuesve të gazetarëve ndikon pozitivisht edhe në rritjen e sigurisë së gazetarëve, që është parakusht themelor për hulumtimin dhe informimin e tyre të lirshëm dhe të paanshëm.

“Sistemi duhet të tregojë dhe të dëshmojë se i mbron të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, siç është liria e shprehjes! Në atë kuptim, CIVILi i inkurajon institucionet, dhe në veçanti Prokurorinë Themelore Publike, të vazhdojnë të punojnë në drejtim të mbrojtjes së gazetarëve dhe të punëtorëve të mediave. Ky angazhim nuk guxon të ndalet në një dënim të vetëm!”, thonë nga CIVIL./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori