LAJMI I FUNDIT:

Çitaku në Gjermani për të vëzhguar femrat kosovare

Çitaku në Gjermani për të vëzhguar femrat kosovare

Trajneri i Përfaqësueses A te femrat, Veton Çitaku, këto ditë qëndroi në Duisburg të Gjermanisë prej 9 deri më 19 shtator me qëllim të vëzhgimit dhe identifikimit të futbollisteve të Kosovës U-19 femrat që po merrte pjesë në kualifikimet për Evropianin 2019, si dhe vënien e kontakteve me futbollistet shqiptare që luajnë në klubet e ndryshme në Gjermani dhe pastaj këto të dhëna t’ia paraqesë përzgjedhëses Afërditë Fazliu.

Në këtë drejtim Çitaku tash për disa futbolliste të Kombëtares U-19 ka një pasqyrë të mirë, të cilat do të mund të bashkëngjitën edhe Kombëtares A, sikur që pati shumë kontakte me shumë futbolliste, të cilat po luajnë në klubet gjermane dhe të cilat kanë shprehur gatishmëri që t’i mbrojnë ngjyrat e Kosovës kur do që marrin ftesën nga përzgjedhësja Fazliu.


Sipas fjalëve të z. Çitaku të gjitha këto vajza kanë shprehë dëshirë dhe vullnet për të luajtur për vendin e tyre. Në mesin e shumë takimeve që pati, ishte mjaft mbresëlënës takimi me futbollisten Besjana Reçica nga Ferizaj e cila aktualisht jeton e vepron në Haltern am See të Gjermanisë.

Besjana është anëtare e FFC Recklinghausen e ku luan në pozitën e një sulmueseje tipike dhe ku në kampionatin e kaluar ka shënuar hiq më pak se 27 gola. Futbollistja Besjana Reçica u shpreh për faqen zyrtare të FFK-së, se ndjehet e nderuar shumë për interesimin e Kosovës që ajo të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës pasi kjo është edhe dëshirë e prindërve të saj, por edhe më e lumtur do të ishte që vërtet një ditë të mbrojë ngjyrat e Kosovës, duke shprehur gatishmërinë që me dinjitet dhe përkushtim do të luajë për Kosovën.

Çitaku theksoi se gjatë këtyre ditëve jo vetëm që pashë disa futbolliste të mira nga Kombëtarja U-19, por pata kontakte të mira edhe me dhjetëra futbolliste që luajnë në Gjermani dhe pastaj bashkë me përzgjedhësen Afërditë Fazliu do të bëjmë përzgjedhjen e duhur për ta ndërtuar një Kombëtare A të fortë.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori