LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Martin Berishaj vazhdon të jetë Ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat sllovene

Çitaku: Martin Berishaj vazhdon të jetë Ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat sllovene

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas shkrimit të mediumit slloven lidhur me ambasadorin e Kosovës Martin Berishaj.

Mediumi Prava ka bërë edhe një ndërlidhje mes transaksioneve të GEN-I dhe fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm në rrafsh supozimi dhe pa ndonjë informacion konkret.


“Ka pasur disa sugjerime dhe informacione se paratë janë transferuar nga njëra nga filialet e GEN-I jashtë vendit për fushatën zgjedhore të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, dhe se një pjesë e parave i ka shkuar një organizatë jo qeveritare”, thuhet në tekstin e Prava.

Çitaku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se Martin Berishaj vazhdon të jetë Ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat sllovene.

Ajo thekson se “kryeministri Kurti në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mbanë në detyrë Martinin”.

Pas skandalit, Berishaj ishte deklarua vetëm në Facebook atëherë.

Pati mohuar se kishte të bënte me shpëlarje parash, por nuk mohoi se është pronar i kompanisë malazeze dhe gjithashtu nuk mohoi pagesat nga kompania e energjisë elektrike GEN-I, dega në Serbi.

“Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshëm në mes akterëve kryesorë politik, i z. Jansha dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet TV lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kundër portalit në fjalë, hap rrugë për fjalën e fundit gjykatës”, tha Berishaj në Facebook.