LAJMI I FUNDIT:

Çitaku, Kurtit: Kontributi juaj për vizat fillon e përfundon me gazin lotsjellës në Kuvend

Çitaku, Kurtit: Kontributi juaj për vizat fillon e përfundon me gazin lotsjellës në Kuvend

Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur vendimin e ambasadorëve të Bashkimit Evropian që t’i japin Kosovës dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave, por meritat kryesore për këtë ai i ka lënë qeverisjes së tij.

E lidhur me këtë ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila duke iu drejtuar kryeministrit ka thënë se kontributi i tij në këtë proces fillon dhe përfundon me gazin lotsjellës në Kuvend.


Tutje, ajo i ka quajtur të pavërteta deklarimet e Kurtit, i cili tha se kriteret teknike ishin plotësuar tash e një kohë të gjatë, por jo edhe kërkesat e ndërkombëtarëve për sundim të ligjit, luftim të krimit dhe korrupsionit, si dhe respektim të institucioneve të pavarura.

“Kryeministri në një status të gjatë në facebook duke bërë përpjekje me ia dhanë vetes meritat për liberalizimin e vizave (në vitin 2024), paska thënë të pavërteta të mëdha, duke justifikuar kështu edhe vonesat e BE për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Kryeministër, kriteret Kosova i ka përmbushur moti. Siç shpresoja ta kishit kuptuar së paku javën e kaluar kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u hoq nga agjenda, vonesat për Kosovën, së paku nga viti 2018 janë të pajustifikueshme dhe të natyrës politike. E sa për kontributin tuaj në këtë proces, ai fillon dhe përfundon me gazin lotsjellës në Parlament”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori