LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Gratë e vajzat e reja që po i bashkohen PDK-së do të kenë mbështetjen dhe hapësirën që e meritojnë

Çitaku: Gratë e vajzat e reja që po i bashkohen PDK-së do të kenë mbështetjen dhe hapësirën që e meritojnë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha sonte në Konventën Programore të Partisë Demokratike të Kosovës, se PDK po hapet dhe po reformohet, por nuk tjetërsohet.

Çitaku në një postim në Facebook, ka thënë se gratë e vajzat e reja që po i bashkohen PDK-së do ta kenë mbështetjen dhe hapsirën që e meritojnë.


“Nuk ka rrugë tjetër”, ka shkruar Çitaku.

Duke iu përgjigjur çdo zëri kritik, ajo thotë se në PDK është që nga themelimi.

“Në fakt, me Presidentin Thaçi kam punuar para se PDK të krijohet si parti. E kam parë nga afër përpjekjen e tij të vazhdueshme për ta pasuruar, rilindur, e reformuar PDK-në. Poashtu e di që edhe atëbotë, sikurse edhe sot, ka pasur ndonjë rezistencë.

Por, rrugëtimi ynë nuk ndalet. E unë, si një grua që ka gëzuar mbështetje e privilegje nga PDK në këto 23 vite, suksesin më nuk e peshoj me pozicionin tim.

Suksesin tim e peshoj me mundësitë që do të krijojmë për gratë e vajzat e reja. Nuk kemi me u ndalë. Bashkë. 50|50”, tha Çitaku.

Mirëpo, Konventa Programore e Partisë Demokratike të Kosovës që u mbajt këtë të shtunë, ka ngjallur pakënaqësi brenda këtij këtij subjekti politik.

Deputetja Ganimete Musliu ka hedhur kritika ndaj Kryesisë së PDK-së, teksa ka njoftuar arsyet e mospjesëmarrjes në këtë Konventë.

Në një postim në Facebook, ajo ka njoftuar se mungesa e saj në Konventë ka të bëjë me mospajtimin për mënyrën e organizimit të Konventës, si në kohë si në përmbajtje, si në përfaqësimin.

Po ashtu, Musliu ka bërë të ditur se nuk i duket e arsyeshme të bëhet pjesë e një Konvente ku nuk përmenden ish-themeluesit e PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori