LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Anulimi i konkursit të KEK-ut është rezultat i themelimit të Komisionit Hetimor për energjinë

Çitaku: Anulimi i konkursit të KEK-ut është rezultat i themelimit të Komisionit Hetimor për energjinë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, deklaroi të premten se anulimi i konkursit të para disa javëve për punësime në Korporatën Energjetike të Kosovës, është rezultat i formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për energji.

Të enjten, në Kuvendin e Kosovës është votuar formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë i propozuar nga PDK-ja. Ky komision pritet të hetojë keqpërdorimet që pretendohet se janë bërë në sektorin e energjisë nga Qeveria e Kosovës në vitin 2021 dhe 2022.


“Rezultatet e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar tashmë po vërehen. Vetëm një ditë pas themelimit të komisionit, KEK-u anuloi konkursin përmes së cilit u punësuan shumë militantë të VV-së”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është anuluar konkursi i para disa javëve, për të cilin ka pasur akuza se punësimet janë bërë në baza familjare e partiake.

Votohet edhe formimi i Komisionit Hetimor për energjinë i iniciuar nga LVV-ja
Lexo po ashtu Votohet edhe formimi i Komisionit Hetimor për energjinë i iniciuar nga LVV-ja

Siç bëhet e ditur në njoftim, anulimi i procesit është bërë duke filluar nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura sipas konkursit për plotësimin e 127 pozitave të lira, si dhe përsëritjen e këtyre fazave për të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs. /Telegrafi/