Me rastin e hapjes së kinemasë në Prishtina Mall, në program janë më shumë se 25 filma nga të cilët 14 janë premiera.
CineStar Megaplex, kinemaja më moderne dhe më e madhe në Evropën Juglindore, hap dyert për shumë adhurues të filmit të premten më 2 qershor në orën 15:00 në Prishtina Mall.
Me 15 sallat e saj, CineStar Megaplex është e vetmja kinema në Kosovë që ofronë një repertor shumë të pasur filmash që do të kënaq edhe vizitorët më të përpiktë.
Oferta e madhe treditore 1+1 gratis, nga e premtja 2 deri të dielën 4 qershor do të gëzoj shumë vizitor. CineStar njofton se oferta është e vlefshme për të gjithë filmat në repertorin e kinemasë gjatë asaj periudhe, shumë prej të cilëve janë premierë. Programi do të përfshijë komedinë “About my father”, një film me fituesin e Oscarit Robert De Niro, pastaj thrillerin e tensionuar të krimit “To catch a killer” me regji të Damian Szifron me Shailene Woodley në rolin kryesor. Në ofertë është edhe ekskluziviteti i njohur romantik “Beautiful Disaster” i cili do të jetë perfekt për të gjithë fansat e librit kult. Në orar të rregullt është “Mafia Mamma”, një super komedi aksion me Monica Belucci dhe Toni Collette që do t’i bëjë të qeshin të gjithë, aksioni thriller “Hypnotic” me Ben Affleck në rolin kryesor, si dhe aksioni luftarak “Devotion” për pilotët luftarakë të marinës amerikane. CineStar ka menduar edhe për më të vegjlit dhe familjet që do të mund të shikojnë “Happy Family 2” dhe “Fireheart” të cilët janë të dubluar në shqip, dhe “Marmaduke” e shumë të tjera.
Përveç kësaj oferte, vizitorët do të priten me shumë argëtim në fundjavën e hapjes së kinemasë së re në Prishtina Mall; Dj të premten dhe të shtunën nga ora 18 – 21 h, dhe nga ora 16 deri në 19 h, të ftuarit do të argëtohen nga CineStar Man, yje dhe maskota të tjera të famshme filmike! Gjatë dy ditëve të ardhshme, fëmijët do të mund të shoqërohen me maskota nga ora 11:30 deri në 14:30, kurse nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 13:00 për më të voglin ka face painting. Argëtuesit këmbë gjatë ju presin të premten dhe të dielën në mbrëmje dhe ka shumë surpriza dhe dhurata të tjera qe ka përgatitur kinemaja.
Krahas këtyre filmave, CineStar ka në shitje edhe biletat për parapremiere të aventurës Si-Fi “Transformers: Rise of the Beasts” nga data 07.06. si dhe “The Flash” nga 15.6., një trajtim kult aksioni në të cilin Batmani më i mirë i të gjitha kohërave – Michael Keaton, luan një rol kryesor. Po na pret një verë e pasur filmike me Barbie ku luan Margot Robbie dhe Ryan Gosling e shumë të tjerë Parapremierat e përmendura nuk janë pjesë e ofertës.
Oferta është e vlefshëm online për të gjitha llojet e shfaqjeve, të gjitha llojet e sallave, të gjitha llojet e biletave dhe të gjitha llojet e kostove shtesë përveç sallës Gold Class, gjithashtu edhe për Pako Familjare dhe Mini Mornings!
Orari i punës i kinemasë: nga e premtja 2.6. në orën 15 h (shfaqjet e para fillojnë nga ora 15:45) dhe gjatë fundjavës arkat janë të hapura nga ora 10 e mëngjesit me shfaqjet e para duke filluar nga ora 11 e mëngjesit.
Biletat do të shiten në arkën e kinemasë nga e premtja, 2 qershor në orën 15:00, edhe online në www.cinestarcinemas-ks.eu nga data 30.05.
Parkingu në Prishtina Mall është falas për të gjithë vizitorët.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Guvernatori Ismaili: Thesari amerikan dhe Rezerva Federale kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për Kosovën

Prishtina Mall përgatitet për hapjen e Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Suksesi i jashtëzakonshëm i rTrust – mbi 4000 nënshkrime elektronike në më pak se një muaj

Prishtina Mall përgatitet për hapjen e Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Suksesi i jashtëzakonshëm i rTrust - mbi 4000 nënshkrime elektronike në më pak se një muaj

Nëse po kërkoni ujë të shëndetshëm - provojeni ujin Alkaline

Një tjetër pësosmëri arkitekturore drejt nddërtimit – vihet gurthemeli i Linda 20 në Fushë Kosovë

Shtimi i sipërfaqeve të ngrohjes, kyçje dhe konsumatorë të rinj – disa nga punët gjatë vitit të fundit të Termokosit

Nuk kalon marrëveshja për 'Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B', nuk ka kuorum

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias