LAJMI I FUNDIT:

Cineplexx rihap dyert për shikuesit, sot çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

Cineplexx rihap dyert për shikuesit, sot çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

Pas një pauze rreth dy javore shkaku i masave anti-covid nga qeveria e Kosovës, Cineplexx rihap dyert për fansat e kinemasë nga sot.

Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,60€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 7 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 15:00 deri në ora 19:00 në kinemë në Prishtinë dhe në Prizren.


Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:

1) Godzilla vs Kong

Kapitulli tjetër epik në “Monsterverse, vë dy nga ikonat më të mëdha në historinë e filmave kundër njëri-tjetrit – Godzilla i frikshëm dhe Kong i fuqishëm – me njerëzimin të zënë në ekuilibër.

2) Tom and Jerry

Dy personazhet më të dashur të fëmijërisë tonë, rikthehen në një film i cili zbulon se si Tom dhe Jerry takohen dhe formojnë rivalitetin e tyre.

3) Honest Thief

Duke dashur të bënte një jetë të ndershme, një grabitës famëkeq i bankës dorëzohet, vetëm se ai ndeshet dy agjentë të pamëshirshëm të FBI-së.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe aksioni Fatman, me aktorin e famshmëm Mel Gibson, pastaj horror Alone, dramë-komedia I Care a Lot, si dhe animacioni Soul.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren, nis punën nga ora 15:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu:

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Magazina
Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit

Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit "Jeanne du Barry" në Londër

Magazina
Kalo në kategori