Cillian Murphy nuk do të riprodhojë rolin e tij ikonik si Jim në vazhdimin e filmit të njohur post-apokaliptik ‘28 Days Later’’.

Pas publikimit të trailerit të vitit të kaluar, fansat u tronditën duke menduar se aktori 48-vjeçar po kthehej në një zombie, pasi një skenë në trailer sugjeronte rikthimin e tij si personazhi i njohur.


Andrew Macdonald, producenti i filmit, konfirmoi se Cillian do të përfshihet si producent ekzekutiv në projekt, por nuk do të shfaqet si pjesë e kastit kryesor.

79907803 14177009 Back in January Cillian 48 addressed speculation that he d once  a 8 1733828368186

Ai shprehu shpresën se aktori mund të luajë një rol të vogël si Jim në të ardhmen.

Edhe pse Cillian Murphy ka shprehur dëshirën për të kontribuar në vazhdimin e filmit dhe ka folur për bashkëpunimin me regjisorin Danny Boyle dhe skenaristin Alex Garland, ai nuk do të rikthehet në rolin që e bëri të njohur në filmin origjinal të vitit 2002.

Ndërkohë, fansat e filmit kanë shpërndarë emocionet e tyre në rrjetet sociale, duke diskutuar tronditjen që shkaktoi trailerin, ku duket se një version zombie i Jim shfaqet pas ngjarjeve të ‘28 Weeks Later’. /Telegrafi/

92990789 14270833 Fans are convinced that the zombie featured in the trailer is Ci a 29 1736515715162

93957787 14270833 image a 31 1736515912170