Çiljeta Xhilaga u ka dhënë fansave një ide se si do të duket në videoklipin e ri që është në përgatitje e sipër.

Këngëtarja është duke kompletuar bashkëpunimin e paralajmëruar qe një kohë të gjatë me Noizyn që mban titullin “Gangsta Love”.


Përmes disa fotografive të publikuara, ajo tregon se do të vijë mjaft e nxehtë në video.

Max Production ka marrë përgjegjësinë për realizimin e klipit. /Telegrafi/