LAJMI I FUNDIT:

Çiljeta feston ditëlindjen, befasohet me trëndafila të kuq për 33-vjetorin e saj! (Foto)

Çiljeta feston ditëlindjen, befasohet me trëndafila të kuq për 33-vjetorin e saj! (Foto)

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.


Në një ditë si kjo, për këngëtaren nuk munguan as dhuratat, të cilat ishin të shumta në numër.

Përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale, Çiljeta ka bërë të ditur se ka pranuar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, dhuratë nga mikesha e saj.

“Faleminderit motra ime e vogël”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke qenë falënderuese për dhuratën e marrë.

Ndërkohë, në rrjetin social Facebook, ka qenë mamaja e këngëtares, Majlinda Xhilaga, e cila i ka dedikuar disa fjalë të sinqerta zemre të bijës për ditëlindjen e saj!

“Te shkruaj per ty zemra mamit duhet nje liber i tere.Si sot e 33 vjet me pare erdhe ne jeten tone dhe na dhe shume lumturi mbas dy cunave te xhajes tend erdhe ti vajze dhe gezoj gjithe familja duke te vene dhe emrin nusja xhajes Teuta emrin Ciljeta .Ti je drita e syve te mi .Por ti na dhe nje gezim akoma me te madh.Na solle ne jete nje princ te vogel Fernandon qe zoti e bekoi duke pasur njee ditelindje me ty biri im dhe na lumturoj jeten tone..Mami babi dhe mami Liria ju urojn nga shpirti te rroni me qindra vite dhe vec te mira paci ne jete .Zoti ju bekofte”, (sic.), ka shkruar nëna ek ëngëtares në Facebook. /Telegrafi/