Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka pagën më të lartë mujore midis presidentëve të rajonit, ndërsa më të voglën e merr kolegu i tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq, raporton televizioni kroat N1, duke iu referuar shkrimit të Pobjedës së Podgoricës.
Paga e presidentit të Sllovenisë në nivel mujor, siç thuhet në kartën e tij të pronës, arrin 3,322 euro, dhe nga ana tjetër, Vuçiq merr tre herë më pak, që është 1,083 euro në muaj.
Më shumë se 3,000 euro janë të ardhurat mujore të presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, si dhe anëtarëve të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës. Grabar-Kitaroviq ka një pagë neto prej 3,276 euro, ndërsa anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës fitojnë mesatarisht 3,091 euro në muaj.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, Dragan Çoviq dhe Mladen Ivaniq, anëtarë të Kryesisë, marrin 2,862 euro, 2,874 euro dhe 3,536 euro në muaj.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi merr një pagë mujore prej 2,873 euro.
Ndonëse të dhënat për të ardhurat mujore të presidentit malazez Milo Gjukanoviq ende nuk janë publikuar në faqen e internetit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit të Malit të Zi, dihet se paraardhësi i tij fitoi rreth 2,420 euro në muaj dhe duket se ai merr të njëjtën shumë të pagës.
Më pak se 2,000 euro në muaj fitohen nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, paga e të cilit është 1,425 euro dhe ai i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, që fiton 1,250 euro.
Sipas të dhënave zyrtare, pagat mesatare më të larta në rajon janë në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa më të ulëtat në Maqedonia dhe Bosnje e Hercegovinë. /KP/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Aliu: Po planifikojmë tren të shpejtë në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert