LAJMI I FUNDIT:

‘Cili mendoni se është i vërteti?’: Dyshime nëse ishte Putini ai që vizitoi Mariupolin në Ukrainë

‘Cili mendoni se është i vërteti?’: Dyshime nëse ishte Putini ai që vizitoi Mariupolin në Ukrainë

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm ukrainas ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet “Putini në tri versione”.

Reklama

Në këtë drejtim ai ka ngritur dilemat nëse ai që vizitoi të dielën Mariupolin në Ukrainë, ishte me të vërtetë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, përcjell Telegrafi.

'Kjo është një gënjeshtër, është e gjitha vetëm një shfaqje': Një zë 'misterioz' erdhi drejt Putinit ndërsa presidenti rus vizitoi Mariupolin
Lexo po ashtu 'Kjo është një gënjeshtër, është e gjitha vetëm një shfaqje': Një zë 'misterioz' erdhi drejt Putinit ndërsa presidenti rus vizitoi Mariupolin

“Cili mendoni se është i vërteti?”, ka shkruar Gerashchenko në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Twitter.

Dhe sigurisht ka pasur komente të shumta me njërin prej tyre që thoshte se “Putini definitivisht nuk shkoi në Mariupol”.

Putin vizitoi Mariupolin 'për herë të parë dhe të fundit', thotë një zyrtar ukrainas – një tjetër 'ia bën gati trenin për në Hagë'
Lexo po ashtu Putin vizitoi Mariupolin 'për herë të parë dhe të fundit', thotë një zyrtar ukrainas – një tjetër 'ia bën gati trenin për në Hagë'

Ndryshe, udhëtimi i Putinit në Mariupol ishte i pari në territorin e pushtuar që nga fillimi i agresionit vitin e kaluar.

Ai erdhi pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus.

Mariupol u rrafshua me tokë kur u pushtua nga Rusia në ditët e para të luftës.

Popullsia e saj tani është vetëm një e dhjeta e asaj që ishte para konfliktit, kanë thënë ukrainasit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shqetësime për përhapjen e konfliktit në një vend të NATO-s, Rumania rrit mbrojtjen pranë kufirit me Ukrainën

Shqetësime për përhapjen e konfliktit në një vend të NATO-s, Rumania rrit mbrojtjen pranë kufirit me Ukrainën

Evropa
Putin thërret 130 mijë qytetarë në Rusi për të kryer shërbimin ushtarak këtë vjeshtë

Putin thërret 130 mijë qytetarë në Rusi për të kryer shërbimin ushtarak këtë vjeshtë

Evropa
Gjendje e jashtëzakonshme në New York pas përmbytjeve

Gjendje e jashtëzakonshme në New York pas përmbytjeve

Amerika
Kush është avokati që po e mbron Milan Radoiçiqin - ai dikur kishte punuar në Gjykatën e Pejës

Kush është avokati që po e mbron Milan Radoiçiqin - ai dikur kishte punuar në Gjykatën e Pejës

Serbia
Si përgatiten ukrainasit të gjuajnë mortajat drejt pozicioneve ruse?

Si përgatiten ukrainasit të gjuajnë mortajat drejt pozicioneve ruse?

Evropa
Gazetari serb Popoviq: 'Vrite veten' – kjo përgjigje mund ta pres Radoiçiqin nga shefi i tij Vuçiq

Gazetari serb Popoviq: 'Vrite veten' – kjo përgjigje mund ta pres Radoiçiqin nga shefi i tij Vuçiq

Serbia
Kalo në kategori