LAJMI I FUNDIT:

Cilat shtete të BE-së kërkojnë një test negativ PCR?

Cilat shtete të BE-së kërkojnë një test negativ PCR?

Suedia pas vendeve të tjera, ka shpallur kufizimin e hyrjes së pasagjerëve nga Bashkimi Evropian, të cilët do të duhet të kenë një test negativ për coronavirus nga 28 dhjetori, edhe pse janë vaksinuar.

Shtatë vende të tjera të BE-së – Portugalia, Irlanda, Qiproja, Letonia, Italia, Greqia dhe Austria – po kërkojnë tashmë një test negativ për personat e vaksinuar që vijnë nga BE-ja ndërsa Finlanda njoftoi të martën në mbrëmje se do ta bënte këtë.

“Të gjithë pasagjerët do të duhet të tregojnë një rezultat negativ të testit për coronavirus në hyrje të Suedisë, pavarësisht se nga cili vend vijnë”, njoftoi qeveria suedeze.

“Kjo masë do të zbatohet edhe për ata që janë vaksinuar ose i kanë mbijetuar coronavirusit”, shton Stokholmi.

Sipas vendimit të Komisionit Evropian, publiku duhet të informohet paraprakisht rreth kërkesës për test negativ brenda BE-së, ai duhet të jetë i kufizuar në kohë dhe në proporcion me nevojën për mbrojtjen e shëndetit publik.

Komisioni vendosi të martën se certifikata e vaksinimit kundër virusit pas një vaksinimi të plotë është e vlefshme për nëntë muaj për udhëtime brenda BE-së, në mënyrë që të inkurajojë rivaksinimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori