LAJMI I FUNDIT:

Cila është zgjidhja më e mirë për problemin e myslimanëve të Kinës: Ashpëria e Trumpit apo mençuria e Bidenit?

Cila është zgjidhja më e mirë për problemin e myslimanëve të Kinës: Ashpëria e Trumpit apo mençuria e Bidenit?

Shumë analistë besojnë se Joe Biden është shumë i butë për të zgjidhur problemin e myslimanëve Ujgurë në Kinë, por gjithashtu qasja e tij diplomatike ka përparësi ndaj asaj të rreptë të Donald Trumpit, presidenti aktual të SHBA-së.

Administrata Trump ka ndërmarrë veprime të caktuara në të kaluarën për të ndëshkuar Kinën shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut në Xinjiang, gjë që ka sjellë tifozët e Donald Trumpit brenda komunitetit Ujgur, transmeton Telegrafi.


Ai nënshkroi Aktin Ujgur të të Drejtave të Njeriut në qershor duke dënuar qeverinë kineze për “shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut të myslimanëve etnikë në Xinjiang”. Një muaj më vonë, qeveria e SHBA-së njoftoi sanksionet kundër zyrtarëve të lartë të Partisë Komuniste në pushtet në provincë dhe në shtator, mallrat që pretendohej të prodhoheshin nga puna e detyruar nga Ujgurët dhe pakicat e tjera myslimane në Kinë u ndaluan në Shtetet e Bashkuara.

Darren Byler, një ekspert i provincës dhe një studiues postdoktoral në Universitetin e Kolorados, beson se Trumpi nuk e kupton me të vërtetë politikën e të drejtave të njeriut, por se e pa situatën e Ujgurëve si diçka që mund të përdorte në negociata, shkruan CNN.

Dhe me të vërtetë, Trump tha në një intervistë me Axios në qershor të vitit 2020 se kishte pezulluar përkohësisht vendosjen e sanksioneve ndaj Xinjiangut për të ndihmuar në përfundimin e një marrëveshjeje tregtare me qeverinë kineze në fillim të këtij viti. Ish këshilltari i Administratës së Sigurisë Kombëtare të Trumpit, John Bolton pretendon se ai mbështeti qendrat e paraburgimit gjatë bisedimeve me presidentin kinez në takimin e G20 në qershor të vitit 2019.

Një nga refugjatët Ujgurë nga Kina pretendon se, megjithëse ai nuk ishte fillimisht një mbështetës i Trumpit, ai është i vetmi kandidat aq i fortë për të bërë presion mbi Kinën dhe t’i jap fund shtypjes së Ujgurëve në Xinjiang.

Pamje rrëqethëse nga Kina, qindra ujgurë më sy të mbyllur dhe koka të rruara transportohen me trena
Lexo po ashtu Pamje rrëqethëse nga Kina, qindra ujgurë më sy të mbyllur dhe koka të rruara transportohen me trena

Me Pekinin që nuk tregon shenja të një ndryshimi në kurs, disa Ujgurë që jetojnë jashtë thonë se një fushatë globale e udhëhequr nga SHBA-ja mund të jetë shansi i tyre më i mirë për të përmbysur presidentin kinez, Xi Jinping dhe qeverinë e tij.

“Nëse pjesa tjetër e botës së lirë do të kishte bërë atë që bëri qeveria amerikane, qeveria komuniste kineze mund të kishte rishikuar politikën gjenocidale në rajonin e banuar me Ujgur”, tha Elfidar Hanim, sekretar i Shoqatës Amerikane Ujgur.

Ambasadori kinez gjendet në “siklet” në një emision Live – i publikohen disa pamje të myslimanëve ujgurë në Kinë
Lexo po ashtu Ambasadori kinez gjendet në “siklet” në një emision Live – i publikohen disa pamje të myslimanëve ujgurë në Kinë

Akoma, ka shenja që Biden, nëse zgjidhet president i ri i SHBA-së, do ta mbante lart çështjen po aq sa Trumpi. Gjatë fushatës, ekipi i Bidenit tha se i konsideronte veprimet kineze në rajonin e Xinjiang “gjenocid”.

Disa ekspertë të Xinjiang dhe Uighur në mërgim tregojnë se Bideni është më i gatshëm dhe i aftë të punojë me shtetet e tjera për të ndërtuar një koalicion kundër qeverisë kineze. Të tjerët kanë frikë se ai nuk do të ishte mjaft i ashpër me Pekinin.

Ajo për të cilën ata bien dakord është se duhet bërë më shumë për ta bërë qeverinë kineze të përgjegjshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Kalo në kategori