LAJMI I FUNDIT:

Pamje rrëqethëse nga Kina, qindra ujgurë më sy të mbyllur dhe koka të rruara transportohen me trena

Pamje rrëqethëse nga Kina, qindra ujgurë më sy të mbyllur dhe koka të rruara transportohen me trena

Një video rrëqethëse e filmuar nga ajri me dron në Kinë, është shfaqur në internet ku shihen qindra burra me sy të lidhur që nxirren nga vagonët e trenave nga persona të armatosur.

Besohet se është vazhdimësi e presionit të autoriteteve kineze, që kryejnë mbi myslimanët Ujgurë në perëndim të provincën kineze Xinjiang, transmeton Telegrafi.

CNN ka publikuar pamjet ku shihen qindra persona të veshur me rroba me ngjyrë të kaltër, mbi të cilat shkruan “Qendra e paraburgimi Kashgar”.

Ata kishin kokat e rruara, duart e lidhura prapa shpinës dhe shumica i kishin edhe sytë e mbyllur. Derisa po qëndronin të ulur në një oborr të madh, ata mbikëqyreshin nga forca të shumta të armatosur deri në dhëmbë.

Në anën tjetër, autoritetet kineze kanë vendosur të heshtin lidhur me këtë video dhe nuk po u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. Autoritet në Xinjiang kanë dhënë vetëm versionin zyrtar, duke pretenduar se bëhet fjalë për kriminelë.

“Xinjiang është duke tentuar t’i thyejë kriminelët që kanë kryer krime dhe kjo nuk ka të bëjë me përkatësinë e tyre fetare. Transportimi i të burgosurve është diçka e zakonshme – normale”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Siç raporton CNN, në Kinë është bërë praktikë që të burgosurit të transportohet me sy mbyllur. Por, nuk dihet se çfarë krime kanë kryer. Në kanalin e publikuar në YouTube, autori i saj pretendon se është fjalë për shkelje të drejtave që prej vitesh u bëhen Ujgurëve në Kinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori