LAJMI I FUNDIT:

Cikli i ultë mban mësim në shkollën “Aziz Sylejmani” në veri

Cikli i ultë mban mësim në shkollën “Aziz Sylejmani” në veri

Pavarësisht situatës së krijuar në veri të Kosovës ku janë vendosur barrikada në fshatin Rudar si dhe disa rrugë janë të bllokuara nga komuniteti serbë, shkolla “Aziz Sylejmani, në lagjen Kodra e Minatorëve, në veri të Mitrovicës është duke zhvilluar procesin mësimor, por jo me të gjithë nxënësit e kësaj shkolle.

Këtë e konfirmoi për Telegrafin, drejtori i shkollës kontejnerë në Kodrën e Minatorëve, Flamur Gacaferri.


Sipas tij,  për shkak të situatës së krijuar atje, cikli i lartë nuk është duke vazhduar mësimin, por vetëm cikli i ultë.

I pyetur se sa nxënës në ciklin e ultë janë duke zhvilluar mësim, ai tha se janë 10 nxënës.

“Nuk mbahet mësim në ciklin e lartë, por vetëm në ciklin e ultë, për shkak të situatës së krijuar. 10 nxënës janë duke vazhduar mësimin”, tha ai.

Ndërkaq, që nga dita e hënë shkollat e komunitetit serbë në veri të vendit janë të mbyllura në shenjë proteste nga ky komunitet.

Ndryshe, situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar dhe disa rrugë të saj vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara, kjo pasi komuniteti serb të shtunën vendosi barrikada në fshatin Rudar të Mitrovicës, si shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e këtij komuniteti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori