LAJMI I FUNDIT:

Cikalleshi: Nëse do të vinte një ofertë nga ligat më të forta, do ta shqyrtoja

Cikalleshi: Nëse do të vinte një ofertë nga ligat më të forta, do ta shqyrtoja
(Foto: Instagram/sokolcikalleshi)

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Andorrës, Sokol Cikalleshi ka folur edhe në lidhje me të ardhmen e tij.

“Unë ndihem shumë mirë në Turqi, u bënë gjashtë-shtatë vite që jam atje. Patëm një rënie dy vitet e fundit, por tashmë u riktheva në Superligë”.


“Kam edhe një vit tjetër me Konyasporin. Patjetër që synimet e mia janë gjithmonë më lart, por unë jam realist dhe objektiv”.

(Foto: fshf.org)

“Nëse do të më vinte një ofertë nga ligat më të forta, do ta shqyrtoja në detaje, por për momentin nuk ka asgjë. Jam shumë i lumtur me atë që më ka ofruar Zoti dhe karriera ime, kështu që ndihem shumë komod”.

Cikalleshi tregon objektivin, gjendjen e kombëtares dhe grupin ku ndodhet Shqipëria
Lexo po ashtu Cikalleshi tregon objektivin, gjendjen e kombëtares dhe grupin ku ndodhet Shqipëria

“Janë disa gjëra që vijnë edhe me moshë, unë tashmë jam 30 vjeç, por do vazhdoj të jap më të mirën si aty edhe në Kombëtare. Të ardhmes nuk i dihet, ta shikojmë”, ka deklaruar Cikalleshi.

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori