LAJMI I FUNDIT:

Cikaleshi gol dhe asistim, Konyaspor pëson humbje

Cikaleshi gol dhe asistim, Konyaspor pëson humbje

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, ka vazhduar me formën e mirë te klubi i tij Konyaspor.

Ai ka shënuar gol dhe ka dhënë një asistim në ndeshjen që ekipi i tij e ka humbur ndaj Rizesporit në Super Ligën turke me rezultat 5-3.


Në minutën e 6-të të ndeshjes Cikalleshi asistoi për shokun e tij të skuadrës Guilerme, i cili kaloi miqtë në avantazh.

Në minutën e 12-të sulmuesi 30 vjeçar u bë protagonist vetë duke shënuar golin e dytë për skuadrën e tij.

Ky është goli i gjashtë për Cikalleshin në këtë sezon me Konyasporin ndërkohë ka dhënë dhe dy asistime.

Zymer Bytyqi në anën tjetër ka luajtur nga fillimi deri në minutën e 61-të. /Telegrafi/