LAJMI I FUNDIT:

Çifti nga Ukraina strehohet në Tiranë për t’i shpëtuar luftës: Nuk e pritëm që lufta do fillonte

Çifti nga Ukraina strehohet në Tiranë për t’i shpëtuar luftës: Nuk e pritëm që lufta do fillonte

Është 26 vjeç dhe quhet Mikhail. Me të nisur lufta në Ukrainë, mori të dashurën e tij dhe bashkë me të u nis drejt Shqipërisë për t’i mbijetuar sulmeve ruse.

Vajza është ende e tronditur dhe e ka të vështirë të rrëfejë para kamerave atë çfarë ka ndodhur, por Mikhail na tregon si ia dolën të arratisen, nga Kievi drejt qytetit të Lvivit.


“Unë vendosa të shkoja në Lviv sepse informacionet në internet nuk ishin të mira sepse thuhej që diçka do ndodhte. Dhe e ndjeva që tani është koha të largohem, por nuk e pritëm që lufta do fillonte. Ne dëgjuam zhurmat e bombave në Lviv dhe vendosëm të linin vendin, kështu që morëm trenin dhe shkuan në Budapest, dhe pas Budapestit erdhëm në Shqipëri”, rrëfen ai pë Euronews Albania.

Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë

Pjesa tjetër e familjes së tij po qëndron në Ukrainë. Ashtu si shumë të tjerë mbrojtjen e gjejnë në bodrumet e shtëpive të tyre.

“Mamaja është në pjesën perëndimore të Ukrainës, ata nuk e kapën dot momentin e duhur për t’u larguar. Ata vendosën të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Ata po qëndrojnë në shtëpi private, natën ata shkojnë në bodrum. Ditën e parë ata ishin shumë të frikësuar. Ata po përpiqen të bëjnë diçka për ushtrinë ukrainase, të bëjnë ushqime”, thotë ai.

26 vjeçari i pasigurt për çfarë e pret në të ardhmen, thotë se nuk e di për sa kohë do qëndrojë në Tiranë.

“Ne zgjodhëm të vijmë në Shqipëri sepse miqtë tanë na rekomanduam këtë vend, sepse është e mundur këtu të jetosh dhe gjithashtu ne nuk kishim shumë ditë për të qëndruar në vendet e BE sepse i shpenzuam në Spanjë dimrin e kaluar. Ne do qëndrojmë një apo tre muaj. Shpresoj që sulmet ruset të mos vijnë këtu. Jam krenar më shumë se kurrë të jem Ukrainas”, thotë Mikhail. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori