LAJMI I FUNDIT:

Çiftet më të forta jo vetëm se e dashurojnë njëri-tjetrin, por janë edhe miq të ngushtë

Çiftet më të forta jo vetëm se e dashurojnë njëri-tjetrin, por janë edhe miq të ngushtë

Çiftet më të forta jo vetëm se janë thellësisht të dashuruar me njëri-tjetrin, por janë edhe miq të ngushtë.

Çifteve më të forta nuk u pëlqejnë vetëm darkat romantike dhe befasitë. Atyre u pëlqen edhe të argëtohen bashkë, transmeton Telegrafi.


Ata e bëjnë bashkë listën me gjërat që duhet të blerë dhe bëjnë ‘shopping’ bashkë. Shkojnë në park e kinema dhe argëtohen bashkë.

Çiftet më të forta nuk e shpenzojnë çdo të shtune në diskoteka dhe kafene. Ata qëndrojnë në shtëpi, porosisin pica dhe shikojnë filma në Netflix.

Çifteve më të forta u pëlqen të shpenzojnë kohë bashkë dhe argëtohen pavarësisht se ku janë.

Çiftet më të forta e dashurojnë partnerin për arsye më të mëdha sesa vetëm për pamje fizike dhe kënaqësi në shtrat. Ata janë të dashuruar me shpirtin e njëri-tjetrit. Me trajtat, forcat dhe të metat e njëri-tjetrit.

Çiftet më të forta janë gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Ata janë në anën e njëri-tjetrit në ditët kur ndihen të lumtur, por edhe në ditët kur janë duke kaluar mundime të ndryshme.

Çiftet më të forta e ndajnë me njëri-tjetrin edhe lumturinë edhe pikëllimin. Ata ndihen të përmbushur kur tjetri ka arritur një sukses dhe ndihen të pikëlluar kur partneri ndihet i mërzitur apo ka probleme.

Çiftet më të forta e njohin njëri-tjetrin shumë mirë. Ata ia dinë interesat, pëlqimet dhe inatet njëri-tjetrit. Ia dinë edhe synimet në jetë, ëndrrat dhe dëshirat.

Çiftet më të forta ia dinë njëri-tjetrit gabimet, dështimet dhe pengesat e së kaluarës. Dhe, në vend se ta fajësojnë apo kritikojnë njëri-tjetrin, e bëjnë më të mirën për t’i tejkaluar problemet dhe pengesat në lidhje.

Ata e dinë rëndësinë e sinqeritet. Besimit. Besnikërisë. Ata sigurohen që asnjëherë të mos e thyejnë besimin e njëri-tjetrit dhe janë të hapur me njëri-tjetrin.

Çiftet më të forta e bëjnë njëri-tjetrin të qesh çdo ditë. Ata tregojnë barsoleta dhe shkëmbejnë mesazhe budallaqe e qesharake. Atyre u pëlqen ta ngacmojnë njëri-tjetrin dhe nuk ua ndien çfarë tjerët mendojnë për këtë.

Çiftet më të forta jo vetëm se e dashurojnë njëri-tjetrin, por e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe nëse kjo nënkupton thjesht të shtriheni në kauç apo të qëndroni të heshtur. Ata ndihen mirënjohës që e kanë njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori