Duke e menduar dasmën si diçka që ndodh vetëm një herë në jetë ju bën të mendoni se kjo ngjarje nuk duhet të ketë kufizim të buxhetit
Shumica e çifteve mendojnë se ia vlen të sakrifikohet çdo cent për diçka që do të zgjatë përgjithmonë.
Por, para se të futeni në një botë të borxheve dhe kredive, fillimisht shikoni se çfarë kanë për të thënë ekspertët.
Bright Side ka zbuluar se dasmat e vogla mund të jenë çelësi i një martese të përjetshme, përcjell Telegrafi.
Një dasmë e shtrenjtë nuk nënkupton martesë të gjatë
Ndonëse industria e dasmave ka provuar të na bind të shpenzojmë sa më shumë para në dasmën përrallore, profesorët e universitetit Emory kanë vendosur të bëjnë diçka që askush më parë nuk e ka bërë!
Ata kanë thënë se nuk është nevoja të shpenzojmë shumë para që të kemi një martesë të përjetshme.
Për të ardhur në përfundimin e tyre, ata i kanë analizuar dasmat e më shumë se 3,000 njerëzve.
Kështu, ekspertët kanë zbuluar se njerëzit që shpenzojnë shumë pak para në ceremoninë e dasmës kanë pothuajse 50% më shumë shanse që të mbesin përgjithmonë bashkë, krahasuar me ata që i shpenzojnë mbi 20,000 dollarë.
E njëjta ide është e vërtetë edhe për unazën e fejesës. Sipas tyre, aq më e shtrenjtë unaza, aq më i madh rreziku i divorcit.
Njerëzit futen në borxh dhe kjo pastaj bëhet problem mes çiftit
Sipas ekspertëve, stresi i borxheve është një arsye që shpie në probleme. Studimet e mëhershme kanë treguar se pengesat financiare janë në mesin e çështjeve për çka shumica e çifteve fjalosen.
Dhe, menjëherë pas tradhtisë, është arsyeja e dytë që shpie në divorc.
Pra, logjika është shumë e thjeshtë: një dasmë e vogël nuk shpie në borxh dhe pastaj keni më pak probleme për t’u fjalosur.
Aq më shumë mysafirë, aq më e madhe prirja për të mbetur bashkë
Një dasmë e shtrenjtë nuk nënkupton dasmë të madhe.
Hulumtimet e vërtetojnë faktin se çiftet që i kanë më shumë se 200 mysafirë në dasmë janë më të prirë të mbesin bashkë, krahasuar me ata që preferojnë ta festojnë këtë ditë vetëm.
Muaji i mjaltit mund t’jua bëjë martesën të përjetshme
Më së miri është të investoni në muaj të mjaltit.
Një udhëtim i mirë duket se i kontribuon martesës së përjetshme.
Çiftet të cilat vendosin të shkojnë në aventura për muaj të mjaltit janë 59% më të prirë të kenë martesë të suksesshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Trendet më të bukura të grimit që u shfaqën në Met Gala 2024
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër