LAJMI I FUNDIT:

Chrysler Voyager do të ketë çmim shumë më të lirë (Foto)

Chrysler Voyager do të ketë çmim shumë më të lirë (Foto)

Ndërtim të thjeshtë, por shumë praktik

Modelin Voyager, Chrysler do ta sjellë si zëvendës të Pacifika L dhe LX, që do të ketë çmim shumë më të lirë se modeli aktual, transmeton Telegrafi.

Kompania ka befasuar kur tregoi për këtë makinë që do ta sjellë gjatë vitit që vjen, meqenëse do të ketë ndërtim të thjeshtë, larg luksit dhe teknologjisë së lartë. Voyager do të jetë i ngjashëm me Pacifica, si në pjesën e jashtme, ashtu edhe në dukjen e përgjithshme të këtij mini furgoni.

Nëpërmjet këtij modeli, Chrysler po tenton të afrojë blerësit me të ardhura më të vogla, të cilët nuk kërkojnë shumë luks. Brenda do ta ketë ekranin me shtatë inç dhe jo të riun me 8.4 inç, megjithatë do të ketë Apple CarPlay, Android Auto dhe radio satelitore.

Ulëset do të jenë të përshtatshme, megjithëse nuk ofrohen edhe me mundësi që të mbështillen me lëkurë. Sikurse Pacifica edhe modeli Voyager, do ta ketë motorin me 3.6 litra që prodhon 287 kuaj fuqi.

Më të rëndësishme, çmimin e ulët të kësaj makine, Chrysler nuk e ka bërë të ditur, por mendohet të mos jetë mbi 25 mijë euro. /Telegrafi/